Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Kriza e blegtorisë shqiptare/ Numri i krerëve përgjysmohet në një dekadë, rritet importi i qumështit

P
Piranjat25 January 2026, 20:22 · 2 min lexim
Kriza e blegtorisë shqiptare/ Numri i krerëve përgjysmohet

Rënia e blegtorisë dhe mungesa e teknologjisë në ferma bën që industria e përpunimit të qumështit të mos furnizohet gjithnjë më lëndë të parë nga fermat shqiptare.

Vetëm gjatë vitit 2025, fabrikat kanë blerë 8 mln litra qumësht nga shtete si: Hungaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Austria dhe Kosova. Nga ky import jashtë kufijve kanë dalë 5 mln euro.

Treguesi rënës në blegtori është një trend që ka nisur prej dekadash. Nëse bëjmë një krahasim në 10-vjeçarin e fundit sipas të dhënave nga INSTAT, në Shqipëri në vitin 2014 në fermat shqiptare numëroheshin 500 mijë krerë gjedhë, ndërsa në 2024 numri i tyre pothuajse është përgjysmuar duke shkuar në 272 mijë.

I njëjti bilanc negativ është edhe tek kategoria e të imtave, ku brenda të njëjtës periudhë, në stabilimet blegtoriale ka 1 mln dele dhe dhi më pak.

Ndërsa numri i shpendëve gjatë kësaj dekade ka rënë me 2 mln 501 mijë.

Të vetmet vlera pozitive shihen tek bletaria, ku numri i familjeve të bletës është rritur me 3,000 koshere. Braktisja e blegtorisë është pasojë e politikave të gabuara që ka ndjekur Ministria e Bujqësisë ndër vite për këtë sektor.

Subvencionimi për krerë nuk i ka bindur njerëzit e fshatit të merren me mbarështimin e tyre, sepse kjo formë mbështetje nuk i justifikon kostot e prodhimit të qumështit, ndërkohë që fabrikat kërkojnë ta marrin qumështin me një çmim shumë herë më të ulët, që kap vlerën e 54 lekëve.

Përballë këtyre kushteve, nënproduktet e qumështit në tryezën shqiptare si vend origjine kanë shtetet e rajonit, ku 1 L qumësht importi kushton afërsisht 10 lekë më pak se 1 L qumësht nga Lushnja./ tch

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.