Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Kryepeshkopi Joan: Thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe Shqipërisë ishte më e fortë se Amerika

P
Piranjat12 January 2026, 15:43 · 4 min lexim
Kryepeshkopi Joan: Thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe

Kryepeshkopi Joan ka rrëfyer rrugëtimin e tij shpirtëror dhe vendimin për t’iu përkushtuar Kishës Ortodokse në Shqipëri, duke theksuar se thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe vendit të tij ishte më e fortë se çdo mundësi materiale jashtë atdheut.

Ai tregoi se prindërve ua kishte bërë të ditur vonë vendimin për t’u bërë murg dhe prift. Edhe pse ata nuk ishin kundër, frika dhe meraku ishin të mëdha për shkak të kohës së vështirë.

“Prindërve ua kam treguar shumë vonë dhe ato nuk ishin kundra asaj gjëje por meraku i prindërve është gjithmonë i madh dhe në atë kohë frika ishte shumë e madhe por besoj na ka ruajtur Perëndia sepse at Kozmai ka bërë gati 3 mijë kurora në atë kohë. Unë them shpesh se diçka që hap zoti nuk mund ta mbyllin njerëzit”, theksoi Fortlumnia e tij Joan.

Në vitin 1990, ai u largua nga Shqipëria dhe fillimisht shkoi në Itali, pa menduar se rruga e tij do ta çonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“U largova në vitin 1990, fillimisht shkova në Itali. Nuk e kisha menduar asnjëherë që do të shkoja në Amerikë. Shkova në Amerikë si azilant në atë kohë me mendimin se atje ishin dy shkolla teologjike ortodokse. Nuk kishte shumë kandidat për priftërinj por unë i thashë në atë kohë nëse do hapej kisha në Shqipëri unë do të kthehem. At Artur më ndihmoi dhe fillova studimet dhe ishte një përvojë shumë e rëndësishme dhe kur mora vesh që kisha ishte hapur mendova që të kthehem”, theksoi ai.

Sipas Kryepeshkopit Joan, Amerika nuk kishte nevojë për të, ndërsa Shqipëria po. Gjatë studimeve, ai u angazhua edhe në organizimin e bibliotekës së Fan Nolit dhe u njoh me figurën e Anastas Janullatosit, i cili më vonë do të bëhej Kryepeshkop i Shqipërisë.

Në vitin 1993, ai u kthye përfundimisht në Shqipëri dhe nisi punën si pedagog në seminarin teologjik në Durrës, duke e konsideruar këtë kthim si përmbushjen e thirrjes së tij të vërtetë për shërbesë dhe kontribut ndaj vendit.

“Në Amerikë nuk kishte nevojë për mua, ndërsa vendi këtu kishte nevojë, gjërat që mund të më jepte Amerikaunë nuk i doja. Nuk doja pasuri, as komoditete etj. Arsyeja pse unë doja të bëhesha murg dhe prift ishte pikërisht për ti shërbyer zotit. Thirrja e vërtet është ti përgjigjesh nevojave që ka një vend aq sa mundesh. Gjatë kohës që isha student një program që kishim me at Artur ishte të organizonim bibliotekën e Fanolit, dhe në atë kohë kisha dëgjuar se në Shqipëri kishte ardhur një emisar, një nga profesorët më të dëgjuar në shkollën ku isha unë më tha ishte një mik i tij i vjetër dhe më tregoi për aftësitë dhe punët e Anastas in. U ktheva në momentin kur u bë frymëzimi i kryepeshkopit për një muaj dhe në 1993 u ktheva përgjithnjë dhe fillova punë si pedagog në seminarin tonë në Durrës”, tha kryepeshkopi Joan.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.