Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ...
SOCIALE

“Kulmi s’ka arritur ende”, Brataj për gripin që po prek fëmijët: Simptoma të forta dhe përhapje e shpejtë

P
Piranjat16 December 2025, 11:03 · 4 min lexim
“Kulmi s’ka arritur ende”, Brataj për gripin që po

Është periudha e festave, por edhe e virozave. Gripi dhe viruset e tjera janë në qarkullim dhe siç mjekët kishin paralajmëruar, edhe një nëntip i gripit A që ka përhapje më të shpejtë dhe prek më tepër fëmijët.

Siç shprehet Skënder Brataj në media është shprehur se  situata nuk i ka zënë të papërgatitur dhe dihej që ajo që kaloi Australia dhe bota do të vinte. H3N2 që është dominues pësoi edhe mutacionin K, i cili nuk ka kaluar ende dhe “as nuk ka arritur në kulm.” Brataj përshkruan cilat janë simptomat e këtij varianti, ku më të prekurit janë fëmijët 0-5 vjeç.

Skënder Brataj: Gripi zakonisht shfaqet menjëherë, me temperaturë mbi 39, me dhimbje të trupit, pothuajse çdo pjese të trupit, dhimbje fyti, kollë të thatë në tri ditët e para dhe ajo që është tipike, temperatura edhe pse mund të trajtohet, qëndron gjithmonë e lartë, jo te 40, por 38-39 e gjysmë, reziston pak më shumë. Për këtë arsye është më tipike se te llojet e tjera të viruseve se në këtë periudhë janë edhe viruset e tjera të stinës, madje ajo që është më tipike fare për fëmijët e vegjël është RSV, i cili shkakton edhe pasoja shumë herë te fëmijët duke shkaktuar bronkiolite sepse ata akoma nuk e kanë të zhvilluar sistemin respirator si tek i rrituri dhe janë më të ekspozuar. Sigurisht që duhet të jemi më të kujdesshëm te fëmijët dhe të moshuarit, nëse tek i rrituri themi mos u shqetëso po kaloi tri ditë me temperaturë, te fëmija është pak më ndryshe dhe te të moshuarit.

Këshillat për të shmangur prekjen nga gripi janë të njëjtat që zbatonim gjatë Covid-19.

Skënder Brataj: Larja e duarve, ajrimi i ambientit në të cilin qëndrojmë, përdorimi i maskës, dezinfektimi i ambienteve në të cilat rrimë, mbrojtja kur tështijmë ose kollitemi sepse është përhapje e virusit që mund të shkojë deri në 2 metër nëpërmjet kollës ose tështimave që janë tipike të përhapjes së virusit.

Brataj parashikon se nga ky grip mund të preken rreth 200-300 mijë njerëz. Sigurisht që jo të gjithë do t’i drejtohen spitalit, ndaj ai jep disa këshilla për ta kaluar në shtëpi.

Skënder Brataj: Pushimi është kryesori sepse indet janë të lodhura, nuk përballojnë dot ngarkesë tjetër dhe duhet të rrish në banesë, ndoshta edhe shtrirë në pjesën më të madhe të stërmundimit. Ajrimi i ambientit, shpeshherë. Nëse jemi në shtëpi, sigurisht që është e vështirë të qëndrosh i shkëputur në një dhomë tjetër, të paktën të kalosh atë fazën virulente, dy ditë, me libër, me televizor, me çfarë të duash që e kalon kohën më kollaj, pastaj është mjekim simptomatik, lëngje, paracetamol për temperaturën dhe duhet të kemi parasysh që temperatura është mekanizëm mbrojtës, nuk është e keqja e organizmit.

Mjeku thekson se kohëzgjatja e gripit është 5-7 ditë. Ai thekson fort mospërdorimin e antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut.

Skënder Brataj: Kujdes antibiotikët! Jo antibiotikë pa shenja të qarta infeksioni! Përcakton mjeku, por sidomos analizat se jemi mësuar që po nuk kaloi temperatura, sidomos te fëmija është tipike, duhet t’i japësh antibiotikë. Në asnjë mënyrë nuk duhet dhënë antibiotiku sepse siç e thashë, temperatura e lartë tregon që është aktivizuar sistemi imunitar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.