Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
SOCIALE

Lagështia pushton pallatin në Vlorë, banorët: Po kalben muret, rrezikojmë të sëmuremi

P
Piranjat31 March 2026, 17:36 · 2 min lexim
Lagështia pushton pallatin në Vlorë, banorët: Po kalben

Banorët e një pallati në qytetin e Vlorës kanë ngritur shqetësimin për një situatë të rëndë lagështie që, sipas tyre, po rrezikon seriozisht shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Denoncimi vjen nga lagjja “Lef Sallata”, në pallatin nr. 1044, ku qytetarët thonë se muret e ndërtesës janë dëmtuar rëndë si pasojë e rrjedhjeve të ujit nga depozitat dhe bojlerët, dhe jo për shkak të reshjeve të shiut.

Sipas banorëve, lagështia ka avancuar deri në kalbjen e mureve, duke krijuar kushte të papërshtatshme për jetesë dhe rrezik për shfaqjen e problemeve shëndetësore. Ata shprehen se situata është bërë kritike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Banorët i bëjnë thirrje organeve të pushtetit vendor që të ndërhyjnë sa më parë për të zgjidhur këtë problem, ndërsa kërkojnë edhe verifikimin e situatës në terren dhe marrjen e masave përkatëse.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje. Këto pamje që po shikoni janë në qytetin e Vlores ne lagjen Lef Sallata Pallati nr. 1044. Do tu lutesha ti trasmetoni keto pamje pasi giendja eshte shume kritike per ne si banore por do te na duhej patjeter ndihma e organeve te pushtetit vendor. Ju lutemi na ndihmoni. Ju faleminderit shume. E gjithe kjo si rezultat i bolierëve jo si rezultat i shiut

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.