“Lashë peng djalin për 1000 dollarë”, shkrimtarja tregon sakrificën

Shkrimtarja dhe aktivistja e pajtimit të gjaqeve, Bujana Malaj, bëri një rrëfim tronditës por edhe frymëzues. E lindur në Malësinë e Gjakovës, ajo u përball herët me goditjet e regjimit komunist, pasi vëllai i saj u burgos politikisht në burgun famëkeq të Spaçit. Familja u persekutua dhe asaj iu mohua e drejta e shkollimit, një plagë që e shoqëroi gjatë.
Por sakrificat nuk mbaruan me kaq. Në vitet e vështira të emigracionit, rrugës drejt Anglisë, Malaj përjetoi një nga momentet më të dhimbshme të jetës, me vetëm 3 mijë dollarë në xhep për të kaluar tre fëmijët, u detyrua ta linte njërin djalë në Belgjikë, me shpresën se do ta ribashkonte familjen.
“Në Belgjikë, lashë peng djalin tim 14-vjeçar për 1000$ se nuk isha për ta paguar njërin person prej nesh. Unë isha me tre fëmijët kisha vetëm 3000$ që kërkoheshin atëherë, nga 1000 për secilin. E dija se ku e kam lënë. Kisha edhe komunikim, e dija që ai do të vijë një ditë, po se kur jo. Por isha e detyruar që ta lë, se paraja është, mbas shëndetit dhe jetës së njeriut, gjëja më kryesore. Dhe mbas tre javësh djali im ka arritur në Angli”, tregoi ajo.
Sot, përtej dhimbjeve personale dhe humbjes së tre vëllezërve, Bujana Malaj vijon misionin e pajtimit të gjaqeve, duke ndjekur gjurmët e të atit. Ajo është autore e disa librave, mes tyre “Historia ime, por jo fundi im”, ku rrëfen jetën mes sakrificave dhe ringritjes.
Lexo edhe
SOCIALE
Deri në 1800 euro në muaj, qiratë e banesave në Tiranë po bëhen të papërballueshme!

Salla grin sallatë mashtrimesh/ Si gënjeu ministri i bujqësisë për çeljen e fondeve të IPARD

Rrëshqitjet e dheut në Delvinë i shkatërrojnë banesën çiftit të moshuar, rrezikohet Teqeja dhe banesa të tjera

Video/ Fenomeni i pazakontë në Orikum - Banorët: U trembëm shumë, deti vërshonte në banesa

Kushte skandaloze në QSUT/ Qytetarja e shtrirë në korridor, merr serumin në karrige

Dukuria e rrallë e detit në Orikum habit banorët

Luftën me kancerin e fitoi me bullizimin jo/ Nëna: Diagnostikimi na ndryshoi rolet, fëmijët kujdeseshin për mua

Myftiu i Korçës uron besimtarët për nisjen e Ramazanit: Muaj reflektimi dhe pastrimi shpirtëror





