Leskoviku mes braktisjes e bukurisë natyrore, dikur i populluar, sot gjen vetëm pensionistë

Dikur një nga zonat më të populluara dhe të frekuentuara në juglindje të vendit, sot qyteza e Leskovikut duket e braktisur. Edhe pse një zonë me bukuri të shumta natyrore, kjo qytezë është braktisur nga pjesa më e madhe e popullsisë, sidomos nga të rinjtë, ndërsa aty gjen vetëm disa pensionistë.
Ata pak banorë që ende jetojnë aty shprehen se edhe investimet e kryera janë pa cilësi dhe shpesh abuzive, ndërkohë që mungojnë edhe strukturat akomoduese për turistët.
Leskoviku, qyteza në juglindje dhe pjesë e Bashkisë Kolonjë, dikur ka pasur një popullsi të madhe, por sot është e mbushur kryesisht me të moshuar. Shpopullimi dhe braktisja nga të rinjtë tregojnë humbjen e shpresës për zhvillim. Banorët thonë se investimet e kryera ndër vite, nga pedonalja te ujësjellësi e shkolla, janë me cilësi të dobët dhe shpesh të shoqëruara me abuzime, pa sjellë ndryshime reale në jetën e tyre.
Edhe pse turistët e shumtë që kalojnë në zonë përmenden si shenjë zhvillimi, Leskoviku nuk përfiton prej tyre, pasi mungojnë strukturat akomoduese dhe investimet turistike. Klima e freskët, natyra e jashtëzakonshme, Llixhat e Sarandoporit dhe liqeni termal nëntokësor mbeten të pashfrytëzuara.
Ekonomia vendore, dikur e bazuar në vreshtari, bujqësi dhe bimë medicinale, sot është e paralizuar. Leskoviku ka potencial të madh, por pa investime serioze dhe pa mbështetje për komunitetin, rrezikon të mbetet një qytezë e bukur, por e harruar./syri
Lexo edhe
SOCIALE
Korça me bilanc negativ me lindjet/ Raporti i INSTAT, në gjysmën e qarqeve ka më shumë vdekje

Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit
Presidenti Begaj: Gjuha shqipe është identiteti ynë kombëtar dhe trashëgimia që duhet ta mbrojmë me përkushtim

FMN kritikon planin e Ramës për “Paqen Fiskale”, në realitet favorizohen kullat dhe resortet

Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

Erisa Xhixho: Mbi 700 mijë pensionistë vazhdojnë të jetojnë në varfëri dhe pasiguri, nuk përballojnë dot ilaçet dhe ushqimet

''Fishat falas vetëm në letër''/ Gazetarja Irida Cami: Diabetikët e moshës 26–65 vjeç të braktisur nga skema e shtetit





