Lumi Ishëm del nga shtrati gjatë natës, dy lagje të izoluara dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Gjatë orëve të natës është shënuar një rritje e ndjeshme e nivelit të lumit Ishëm, i cili më herët ishte tërhequr drejt rrjedhës së tij normale. Rritja e papritur e prurjeve ka sjellë përmbytje në disa zona, duke prekur veçanërisht fshatrat Bilaj, Murqinë dhe Malkuç.
Si pasojë, niveli i ujit në këto fshatra është rritur ndjeshëm, duke arritur përsëri kuotat e disa ditëve më parë. Qindra hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë nën ujë, ndërsa situata më problematike paraqitet në dy lagjet fundore të fshatit Murqinë, të cilat janë izoluar plotësisht. Rruga që i lidh këto lagje me pjesën tjetër të zonës është e mbuluar nga uji, me një nivel që në disa segmente kalon 50 centimetra, duke e bërë të pamundur qarkullimin.
Megjithëse reshjet kanë pushuar, banorët shprehin shqetësim dhe dyshime se rritja e nivelit të lumit mund të jetë shkaktuar nga hapja e portave të Bovillës, çka sipas tyre ka ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e prurjeve në lumin Ishëm.
Ndërkohë, raportohet një përmirësim i lehtë i situatës në fshatin Miliskajë, ku niveli i ujit ka nisur të ulet gradualisht. Banorët e zonave të prekura mbeten në gatishmëri, ndërsa pritet reagimi i institucioneve përgjegjëse për monitorimin e situatës dhe marrjen e masave të nevojshme.
Lexo edhe
SOCIALE
“Natë sakrifice”, ushtria evakuon dhjetëra banorë të përmbytur nga lumi Seman

Ky nuk është vetëm zemërim i natyrës!

Situatë kritike! Shkumbini del nga shtrati, përmbyten dhjetëra banesa

Hidrovoret dhe kanalizimet jashtë funksionit, përmbytjet i kushtojnë shtrenjtë ekonomisë së vendit

Reshje shiu dhe dëborë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shembjet masive të dheut në Selenicë, reagon Ministria e Mbrojtjes

Pamjet dramatike, shihni se si shembet masivi i dheut në Selenicë (VIDEO)

‘Këneta nën ujë, kukulla e Bashkisë në vaskë’/ Protestuesit ironizojnë kryebashkiaken e Durrësit





