Lumi Ishëm kthehet në kosh mbeturinash në mes të Fushë Krujës (VIDEO)

Lumi ishim në Fushë Krujë, është i tej mbushur me mbeturina plastike.
Një qytetar denoncon në redaksinë e “Piranjave News”, pamjet aspak të këndshme në mes të qytetit.
Mbeturina janë të përhapura gjithandej jo vetëm në rrjedhën e lumit, por edhe në muret anësore të tij, duke krijuar një pamje aspak të këndshme përveç dëmeve të shumta mjedisore.
Tonelata me mbetje plastike dhe spitalore nga ky lumë, përfundojnë në Adriatik, duke u kthyer në problem jo vetëm për bregdetin shqiptar, por edhe për atë në rajon si në Mal të Zi apo në Kroaci.
Në vitin 2017 u bë një investim me vlerë 2 milionë euro për të pastruar lumin nga mbetjet e plastikës, por nuk ka funksionuar asnjë ditë.
I gjithë investimi është çuar në kosh, teksa grykëderdhja është kthyer në një landfill të mirëfilltë, ku mund të gjesh çfarëdolloj mbetjesh përfshirë ato spitalore.
Një studim i kryer nga INSTAT mbi cilësinë e ujërave të lumenjve për vitet 2014- 2021 tregon nivele të larta të ndotjes në shumicën prej tyre si dhe tejkalim të vlerave të amoniakut dhe orto-fosfateve, si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza dhe përdorimit pa kriter të pesticideve në bujqësi. /PiranjatNews/
Lexo edhe
SOCIALE
Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë

Si do të jetë moti për sot, e diel 1 mars

Banorët e Thumanës në protestë, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

Kosova kthen në kufi 1080 litra vaj ulliri me origjinë nga Lushnja

Pas rrugës fshatrat e Elbasanit dhe Librazhdit, do mbeten edhe pa energji





