Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
SOCIALE

Lushnjë, fshati Jazxhias pa investime, mungesë uji dhe energjie elektrike

P
Piranjat13 April 2026, 16:10 · 2 min lexim
Lushnjë, fshati Jazxhias pa investime, mungesë uji dhe energjie

Fshati Jazxhias në Lushnjë prej më shumë se 35 vitesh është lënë në harresë nga pushteti vendor. Banorët ankohen për mungesë të infrastrukturës në rrugë, furnizimin me ujë dhe energji elektrike, por nga Bashkia e Lushnjës nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e kushteve në këtë fshat.

Jazxhiasi është ndër fshatrat në bashkinë Lushnjë që i mungon infrastruktura për një jetë normale të banorëve. Prej më shumë se 35 vitesh rruga në të dyja lagjet e këtij fshati nuk ka parë investime. Amortizimi i saj, sidomos në ditë me reshje bën që i gjithë fshati të izolohet, duke pamundësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Në këtë fshat natyra është treguar shumë bujare ku përveç të tjerave ka me shumicë ujëra nëntokësore, por banorët e Jazxhiasit kanë investuar privatisht dhe çdo familje ka hapur pusin e vet për të plotësuar nevojat e tyre. Veç këtyre dy nevojave jetike, rrugës dhe ujit, problem banorët kanë edhe infrastrukturën e amortizuar të energjisë elektrike.

Megjithëse u premtohet pa fund nga autoritetet vendore, nga bashkia e Lushnjës asnjë herë nuk është ndërhyrë për t'u krijuar kushtet minimale

Ky fshat ndodhet vetëm 13 km nga Lushnja, 7 km nga Peqini dhe 15 km larg nga Belshi, por prej shumë vitesh është lënë në harresë nga institucionet vendore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.