Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Maliq/ Humbën foshnjën 2-muajshe, familjarët apelojnë për ndihmë: Na ktheni trupin nuk kemi lekë ta marrim nga QSUT

P
Piranjat16 March 2026, 16:02 · 4 min lexim
Maliq/ Humbën foshnjën 2-muajshe, familjarët apelojnë

Pasi foshnja 2 mujashe u ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", çifti i bashkëshortëve kërkon ndihmë për të marrë nga QSUT trupin e pajetë të të birit për ta varrosur në vendlindje, Maliq. Babai i fëmijës Arben Veshalliu tregon se e la të birin në spital në Tiranë për tu kuruar dhe se vetë ishte kthyer në shtëpi pasi nuk kishte se ku të qëndronte e as para për tu ushqyer.

Babai i foshnjës tregon se fëmija kishte lindur me infeksion në veshka, ndërsa përgjegjës bën mjekët në QSUT që u kujdesën për foshnjën. Arben Veshalliu thotë se kur e morën në telefon për të shkuar për të marrë të birin nga spitali në QSUT, doktorët  nuk e vunë në dijeni se fëmija kishte ende probleme shëndetësore.

“E çuam në Tiranë fëmijën sepse lindi shtatanik. Doktorët e futën në inkubator. Qëndroi një muaj në Tiranë dhe më pas u kthye për të qëndruar 10 ditë në Korçë, por na morën në telefon dhe na thanë të shkonim ta merrnim fëmijën. E morëm dhe na dhanë ilaçe për të, të cilat ia jepnim. I kam dhënë edhe qumësht pluhur, por nuk ishte fëmijë që pinte.

E çova në Devoll dhe ata më thanë ta çoja në Korçë. Korça pastaj e dërgoi në Tiranë. Unë nuk doja ta çoja në Tiranë, sepse një herë e kishim çuar. Pastaj, kur u kthyem në Pogradec, na morën në telefon dhe na thanë se foshnja kishte ndërruar jetë. Fëmija kishte probleme me mushkëritë, kishte infeksion që kur lindi. Kur e nxorëm nga spitali, nuk na thanë asgjë që fëmija kishte ende probleme; vetëm na thanë ta nxirrnim nga spitali”, tha ai.
Arben Veshalliu tregon se bashkëshortja e tij trajtohet me kemp dhe se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa apelon për ndihmë për të marrë trupin e pajetë të foshnjës.

“U detyrova ta çoja përsëri në spital pasi fëmija nuk pinte qumësht dhe e nxirrte jashtë. Nuk kishte as temperaturë, asgjë. E kemi çuar në Tiranë, unë bashkë me dy infermiere, te “Nënë Tereza”. Unë u ktheva me ambulancë, u ktheva se nuk kisha lekë të rrija, as të haja e as të pija. Më pas fëmija vdiq. Nuk na kanë kontaktuar më pasi fëmija ndërroi jetë. Ne nuk kemi mundësi ta marrim fëmijën tonë në Tiranë.

Kërkojmë që të na e sjellin fëmijën këtu, që ta varrosim këtu. Gruaja ime është me KEMP sepse ka sëmundje mendore. Edhe KEMP-in duan t’ia presin. Ajo nuk është as për punë, për asgjë. KEMP-i i duhet, por ata edhe atë duan t’ia heqin. Jemi në vështirësi shumë të madhe ekonomike”, tha ai.

Gjyshi i foshnjës kërkon gjithashtu ndihmë nga shteti për të marrë trupin e fëmijës dhe për ta varrosur në Maliq.

“Ishte nipi i parë për familjen tonë. Ne duam vetëm ndihmë tani, që të na e sjellin fëmijën këtu për ta varrosur, sepse vetë nuk kemi mundësi ta sjellim. Për fëmijën kujdesej djali im”, tha Agush Veshalliu.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.