Mallakastër/ Fshati Selitë i lënë në harresë, mungon infrastruktura, uji dhe shëndetësia

Banorët e fshatit Selitë, njësia Fratar në Mallakastër, prej më shumë se 50 vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Ata shprehen se pavarësisht premtimeve të vazhdueshme askush nuk ka investuar në rrugën që lidh fshatin me zonat e tjera. Ndërkohë përveç rrugës, banorët e kësaj zone vuajnë edhe mungesën e ujit si dhe shërbimit shëndetësor.
Prej afro gjysëm shekulli, rruga kryesore që lidh qendrën e Fratarit me fshatin Selit mbetet në gjendje të mjerueshme. Kjo situatë e rëndë është denoncuar nga vetë banorët e mbetur në fshat, kryesisht pensionistë, të cilët përballen çdo ditë me izolim dhe mungesë totale shërbimesh.
Sipas tyre, dikur Selita ka qenë një fshat i gjallë me rreth 300 banorë dhe disa familje të shumta, ndërsa sot kanë mbetur më pak se 50 persona.
Banorët tregojnë se ndërhyrja e fundit në rrugë daton që në kohën kur u ndërtuan rezervuarët në vitet '70 dhe që nga ajo kohë, askush nuk ka vënë dorë në këtë aks jetik.
Problematikat nuk ndalen vetëm te infrastruktura. Shërbimi shëndetësor mungon pothuajse tërësisht. Edhe furnizimi me ujë mbetet një tjetër plagë e hapur. Banorët shprehen se kanë ujë vetëm për rreth 9 muaj të vitit, ndërsa vështirësitë më të mëdha janë gjatë verës.
Të ndodhur në kushte të tilla, banorët e Selitit lëshojnë një apel të fortë ndaj institucioneve se nuk do të marrin më pjesë në votime nëse nuk ndërhyhet.
Lexo edhe
SOCIALE
Çarjet dhe shembjet e rrugës kryesore bllokojnë Labovën e Madhe, banorët në rrezik

VIDEO/ Qytetarja denoncon: Bashkia e Maliqit la kanalin hapur, nipi përfundoi te Trauma pasi ra në të

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

“Shkërmoqja” e rrugëve dhe pagesa dyfishe nga taksapaguesit shqiptarë

Njihuni me parashikimin e motit për sot, e diel 5 prill

Hije skandali në konkursin për drejtimin e Onkologjisë në QSUT

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat

Rritja e çmimeve çon në vështirësi pensionistët e fierit, boshatiset tregu i fruta-perimeve





