Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Malltezi: Zhvendosja e mbetjeve toksike në Porto Romano shkel ligjin, ‘ndotësi duhet të paguajë’

P
Piranjat29 March 2026, 15:10 · 2 min lexim
Malltezi: Zhvendosja e mbetjeve toksike në Porto Romano shkel ligjin,

Jamambër Malltezi ka reaguar lidhur me operacionin për zhvendosjen e 102 kontejnerëve me mbetje toksike në Porto Romano, duke ngritur akuza për moszbatim të ligjit dhe menaxhim të gabuar të situatës.

Në një status në rrjetet sociale, ai thekson se, sipas parimit ligjor “ndotësi paguan”, përgjegjësia për trajtimin e mbetjeve duhet të bjerë mbi subjektin që i ka krijuar ato, dhe jo të zhvendosen nga një zonë në tjetrën brenda vendit.

Sipas Malltezit, Shqipëria nuk ka kapacitete për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, ndaj zgjidhja duhet të ishte dërgimi i tyre për përpunim në vende të specializuara jashtë vendit, me kosto të përballuar nga ndotësi. Ai akuzon qeverinë se po vepron ndryshe, duke e cilësuar situatën si një skandal që, sipas tij, rëndon më tej problematikën mjedisore dhe ngre dyshime për përfitime të paligjshme.

Malltezi: Nuk zbatohet ligji se po vjedh Edi me Maliqët.

Ligji detyron "ndotësi paguan" - pra ai që ka krijuar ndotjen është përgjegjës për t'a trajtuar. Nuk kemi asnjë landfill për mbetjet e rrezikshme në Shqipëri, ndaj zgjidhja duhet të jetë detyrimi i ndotësit t'i dërgojë me paratë e veta në një vend-trajtimi për këto mbetje me gjasë ne vendet e BE. POR JO, Ed Hajduti me hajdutët e tjerë i heqin nga fshati X dhe ndosin edhe fshatin Y veç për të përlarë trastat me para. Veç në filmat me mafien kemi parë e dëgjuar krim të tillë!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.