Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
SOCIALE

Mbi 30 mijë familje me ndihmë ekonomike nuk përfitojnë subvencion për pagesën e dritave

P
Piranjat13 April 2026, 16:30 · 3 min lexim
Mbi 30 mijë familje me ndihmë ekonomike nuk përfitojnë

Vetëm një në tre familje që marrin ndihmë ekonomike po përfiton edhe subvencionin për energjinë elektrike, duke nxjerrë në pah një boshllëk të madh mes skemës së mbrojtjes sociale dhe realitetit të tregut të banesave me qira në Shqipëri. Sipas Raportit Vjetor 2025 të Shërbimit Social Shtetëror, 15,366 familje, ose 33% e totalit të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, morën kompensimin e energjisë elektrike gjatë vitit të kaluar.

Vetë institucioni pranon se niveli i ulët i përfitimit nuk lidhet domosdoshmërisht me mungesën e nevojës, por me pengesa dokumentare që burojnë kryesisht nga mënyra si jetojnë familjet vulnerabël. Problemi më i madh mbetet strehimi me qira, ku kontrata e energjisë shpesh nuk është në emër të familjes që banon në apartament, por të pronarit, ose mungon krejtësisht një marrëdhënie e formalizuar me OSHEE.

Raporti evidenton se jashtë skemës mbeten veçanërisht familjet që jetojnë në banesa me më shumë se një kurorë familjare, një fenomen i zakonshëm si në zonat urbane me qira të larta, ashtu edhe në familjet e zgjeruara. Në këto raste, kontrata e energjisë është në emrin e kryefamiljarit të parë, ndërsa familjet e tjera, edhe pse në nevojë, nuk arrijnë të provojnë ligjërisht të drejtën për subvencion.

“Numri i familjeve përfituese të subvencionit të EE në raport me numrin e familjeve përfituese është i ulët për shkak të mungesës së dokumentacionit që kërkohet në legjislacion, si kontrata me OSHE për familjet që jetojnë me qira dhe për ato raste kur kontrata nuk është në emrin e kryefamiljarit dhe aty jetojnë më shumë se një kurorë në një banesë si dhe në shumë familje kanë anëtarë që përfitojnë kompensimin e EE nga skema e pensioneve apo dhe si PAK.”- thuhet në raport.

Këto të dhëna dëshmojnë mënyrën se si kriza e strehimit dhe informaliteti i tregut të qirasë po fillojnë të prodhojnë kosto të drejtpërdrejta sociale. Në praktikë, familjet më të varfra jo vetëm që përballen me barrën e qirasë, por humbasin edhe aksesin te një mbështetje bazike si kompensimi i faturës së energjisë, pikërisht për shkak të mungesës së kontratave të formalizuara./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.