Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
SOCIALE

Çmim rekord i domates, kushton 350 lekë/kg- Fermerët: Na vjen turp, por kostot janë rritur

P
Piranjat 5 April 2026, 20:14 · 2 min lexim
Çmim rekord i domates, kushton 350 lekë/kg- Fermerët: Na vjen

Shqiptarët në këtë sezon po e konsumojnë shumë pak domaten, e kësaj here jo prej ngarkesës me pesticide apo prej cilësisë, por është çmimi ai që po mban këtë produkt larg tryezës. 1 kg domate te fermerët po merret me 250 lekë/kg, por nëse kjo domate vjen në Tiranë, udhëtimi i saj do t’i kushtojë konsumatorit 100 lekë/kg.

“1 kg domate po e shes 250 lekë edhe mua më vjen turp, pasi është çmim shumë i shtrenjtë, por kemi shumë kosto këtë dhe jemi në kushte ekstreme edhe ne si fermer”, tha fermeri Qerim Elezi.

Rendimenti në serën e Qerim Elezit këtë vit është përgjysmuar dhe fajin për këtë e kanë ndryshimet ekstreme të kushteve klimatike.

“Me 2 dynym tokë që kam me këtë lloj domate duhet të merrja të paktën tek 200 kuintal, ndërsa tani nuk e di nëse do t’i kap dot me 50 kuintal, pra jam 150 kuintal minus. Ndryshimet klimatike, mungesa e diellit në nëntor çoi bimën në kalbëzim dhe nuk lidh kokrrën”, tha fermeri Qerim Elezi.

Sipas bujkut nga fshati Hardhi i Belshit, ka disa arsye se përse vlera e domates kapërceu në këto shifra, e para është ndryshimi i klimës dhe e dyta përmbytjet e nëntorit në fshatrat e Beratit dhe të Dimalit, si Samatica dhe Drenovica, që ndryshe njihen si zona e serave; në këtë sezon të parë bujqësor nuk do të prodhojnë sepse bimët e tyre u kalbën nga uji.

Kjo situatë bën që në treg të mungojë produkti i domates, por efekti nuk përfundon këtu sepse ne duhet të përgatitemi ta shtrojmë tryezën me domate dhe perime importi që nuk kanë as shijen dhe aromën e prodhimit tonë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.