Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Çmimet e larta po ‘zbrazin’ tryezën e ndërrimit të viteve, qytetarët: Më keq s’ka!

P
Piranjat30 December 2025, 19:44 · 2 min lexim
Çmimet e larta po ‘zbrazin’ tryezën e ndërrimit

Afrimi i festave të fundvitit shoqërohet me një rritje të ndjeshme të çmimeve, jo vetëm të produkteve ushqimore, por edhe të artikujve bazë të shportës. Në tregun e 5 Majit, një nga tregjet më të frekuentuara të kryeqytetit, vihet re se çmimet janë më “të kripura” se një vitet e kaluara, duke rënduar ndjeshëm xhepat e qytetarëve.

“Çmimet më keq s’ka. 1000 lekë pesë kokë mandarina.”

“Çmimet? Mos pyet fare. Rriten pensionet dhe menjëherë dhe çmimet.”
Edhe vetë tregtarët pranojnë se vitet e kaluara çmimet kanë qenë ndjeshëm më të ulta, kryesisht për shkak të prodhimit vendas dhe importeve më të lira.

“Para ka qenë shumë më lirë. Ka pas prodhim të bollshëm dhe zhdoganimet kanë qenë më të lehta. Sot është shtrënguar gjithçka. Nafta ka qenë më lirë, sot është 1700-1800 lekë. Transporti ndikon. Mallrat nuk vijnë me ujë, vijnë me naftë",- thotë një tregtar.

“Edhe blerje nuk ka, se njerëzit nuk kanë lekë",- shprehet një tjetër.

Qytetarë të tjerë e shohin këtë situatë si pjesë të një zinxhiri faktorësh si rritja e naftës, kostot e jetesës dhe kërkesa e shtuar në prag festash. Megjithatë, pensionistët mbeten kategoria më e prekur.

“Më e shtrenjtë se viti tjetër, normal. Rritet niveli i jetesës, nafta, gjithçka ndikon. Edhe fundviti jep të vetën. Po i kemi vënë zbukurimet, edhe çmimet janë më lart. Qejfi gjithmonë paguhet."

“Do ishte mirë t’i shihnim çmimet pak më të ulta, sidomos për ne pensionistët. Kudo në botë, kur vijnë festat, bëhen ulje. Këtu ndodh e kundërta: i rrisin çmimet dhe pastaj thonë se bëjnë ulje.”

Sipas INSTAT  përgjatë muajit nëntor kategoria e çmimeve dhe pijeve joalkoolike u rrit me 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.