Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Çmimi i naftës arrin rreth 200 lekë për litër, shtrenjtim në Tiranë dhe autostradën e Durrësit

P
Piranjat10 March 2026, 16:05 · 3 min lexim
Çmimi i naftës arrin rreth 200 lekë për litër,

Rritet në disa pika të pakicës në Tiranë dhe përgjatë autostradës çmimi i naftës me 16 lekë për litër, nga 182 lekë për litër që ishte ditën e premte më 6 Mars. Sot çmimi i shitjes së naftës ka rritur në nivelin prej 198 lekë për litër.

Nga vëzhgimi i “Monitor” në autostradë rritja është reflektuar në pikat e karburantit të disa kompanive, si: “Kastrati” dhe “Alpet”, “Gega” ku rezulton se çmimi i naftës ka arritur 198 lekë për litër, ndërsa benzina po tregtohet me 188 lekë për litër.

Rritje është reflektuar edhe në disa pika brenda Tiranës.

Në pikën e pakicës së kompanisë Kastrati pranë zonës së Xhamllikut nafta po tregtohet 198 lekë për litër nga 182 lekë për litër që u shit ditën e premte.

Po ashtu edhe në disa pika të kompanisë “Elda” çmimi i naftës ka arritur 198 lekë për litër nga 189 lekë që u tregtua ditën e djeshme. Rritja për këtë kompani ëhstë edhe me 9 lekë të tjera.

Shoqata e Hidrokarburave thotë se tregu i pakicës ka reflektuar ndryshimet e çmimeve në bursa pas ditës së premte.

Në bursat e huaja ditën e premte çmimi i naftës arriti 88.9 USD për fuçi.
Të dielën në darkë çmimet arritën në nivelin e 103 USD për fuçi dhe mëngjesin e të hënës çmimi arriti në 103 USD për fuçi.

Ndërkohë ditën e djeshme në darkë pas deklaratës së presidentit Donald Trump për ndërprerje të sulmeve në bursat e huaja çmimi i naftës zbriti në 90 USD për fuçi. Para nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, nafta në bursë tregtohej me çmim 65 USD për fuçi.

Në vend, rritja e çmimit të naftës në tregun e pakicës nisi prej 4 Marsit fillimisht me 4 lekë për litër. Nga 175 lekë çmimi arriti në 179 lekë për litër. Çmimi prej 175 lekë për litër kishte mbetur i pandryshuar prej muajit tetor 2024. Me tej më 6 Mars çmimi u rrit sërish me 3 lekë duke arritur në 182 lekë për litër./Monitor.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.