Çmimi i naftës fillon të rritet në disa pika të Tiranës- Ja sa shkon
Shtrenjtimi i çmimit me pakicë vjen pas ndryshimit të naftës në bursat e huaja, pas sulmeve në vendet e Lindjes së Mesme.
Sipas vëzhgimit të “Monitor”, rritja e çmimit të naftës ka nisur të reflektohet prej ditës së djeshme në disa nga pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë, ndërsa çmimet në autostradë kanë mbetur të pandryshuara.
Në pikën e shitjes me pakicë të karburanteve “Elda” në zonën e “Xhamllikut” çmimi i naftës ka arritur 179 lekë për litër nga 175 lekë për litër që tregtohej më parë. Çmimi është rritur 4 lekë. Ndërsa çmimi për benzinën ka mbetur i pandryshuar prej 179 lekë për litër.
Edhe në një pikë tjetër karburanti në të kompanisë “Elda” në zonën e Bërrylit, çmimi i naftës ka arritur 179 lekë. Punonjësit e pikës së karburantit pohuan se rritja e çmimit nisi prej ditës së djeshme.
Ndërsa nuk rezultojnë rritje të çmimit në pikat e kompanisë “Kastrati” nafta vijon të tregtohet me 175 lekë për litër. Në pikat e kompanisë “Shell” po ashtu çmimi i naftës ka mbetur i pandryshuar në vlerat e 178 lekë për litër.
Nga Shoqata e Hidrokarbureve u paralajmërua që çmimet e rritjes së naftës në bursa do të reflektohen brenda pak ditësh në tregun vendas me 10 deri 20 lekë më tepër.
Në bursat e huaja ditën e sotme çmimet e naftës janë 83 USD për fuçi nga 65 USD për fuçi që ishin para nisjes së luftës në Iran./Monitor



Lexo edhe
SOCIALE
A duhet t’i besoni ChatGPT Health? Ja çfarë tregon studimi i fundit!

Lufta prek naftën në Shqipëri/ Rritet lehtë çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit si në Kosovë

Ilaçe si Ozempic mund të rrisin me 30% rrezikun për dobësim të fshehtë të kockave

Bizneset shtojnë kursimet pas festave, individët jo!

Lumi Ishëm kthehet në kosh mbeturinash në mes të Fushë Krujës (VIDEO)





