Ministrja i “lë në baltë” naftëtarët e Marinzës pas 17 ditësh grevë

Naftëtarët do të rinisin sërish protestat. Takimi i tyre me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj nuk ka pasur një zgjidhje konkretë.
Në takim ata i kishin renditur kërkesat e tyre drejtuar drejtuesve të kompanisë Bankers ku në dy takime ata nuk kanë rënë dakort për plotësimin e tyre.
Nga ana e saj ministria Ibrahimaj u zotua se Ministria do të trajtojë me prioritet të gjitha çështjet e ngritura dhe do të luante rolin e ndërmjetësuesit për gjetjen e një marrëveshjeje midis palëve dhe duke ushtruar kontrolle më kompani nga Inspektoriatët përkatëse.
Duke parë indiferencën e premtimet të ministres në faqen e tyre në rrjetin social Facebook naftëtarët kanë njoftuar një tjetër protestë para zyrave qendrore të administratës së kompanisë Bankers në Fier. Të mërkurën, më datë 5 nëntor, ora 12:15, të gjithë punonjësit, qytetarët, dhe çdo zë solidariteti ftohen të jenë përpara zyrave të Bankers në Fier.
Naftëtarët kërkojnë Rritjen e fondit të pagave me 18%, duke shpërndarë rritjen për punonjësit e fushës dhe ata me paga të ulëta. Kjo shumë në total për 400 punonjës shqiptar, nuk e kalon vlerën e pagës së një punonjësi me kombësi Kineze sipas naftëtarëve
*Zbatimin e ligjit për statusin e naftëtarit dhe përshtatjen e profesioneve sipas ligjit për statusin e naftëtarit. Promovimin sipas meritokracisë dhe jo preferencave personale.
* Shpërndarjen e drejtë të bonuseve, duke shmangur diferencat mes drejtuesve dhe punonjësve. Si dhe rritjen e trajtimit ushqimor nga 9000 lekë në 13200 lekë në muaj.
Lexo edhe
SOCIALE
Fermerët e Shmilit në vështirësi/ Mungesa e ujit dhe largimi i të rinjve godasin prodhimin e gështenjave

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

Nga Velipoja në Theth: Pabarazia territoriale dhe përfaqësimi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës

Rakipi i Rilindjes rrit çmimet e transportit në Kamëz pa asnjë paralajmërim

Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve





