Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Konsumimi i mishit të pulës me antibiotik përbën një rrezik serioz për shëndetin e njeriut, pasi mbetjet e medikamenteve veterinare, që përdoren për të shëruar pulat në një kohë të shpejtë, mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore, që nisin nga humbja e dëgjimit dhe vijojnë deri te sëmundjet tumorale.
Sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, Kapllan Sulaj, hedhja në treg e 2.7 tonëve mish pule me antibiotikun doxycycline tregon se AKU-ja duhet të ndryshojë strategjinë e planit të monitorimit.
“Dozat e larta me doxycycline japin edhe probleme të tjera në shëndetin e konsumatorit. Ato mund të shkaktojnë dëmtime të mëlçisë, shoqërohen me degjenerim të mbaresave nervore dhe shkaktojnë humbje të dëgjimit. Madje, mund të kemi edhe nxitje për shfaqjen e qelizave kancerogjene”, deklaron Kapllan Sulaj, ekspert i sigurisë ushqimore.
Konsumi i produkteve ushqimore me këto ilaçe gjithashtu nxit antibiotikorezistencën.
Kapllan Sulaj, ekspert i sigurisë ushqimore shprehet “Në fakt, është e ndaluar që të përdoret doxycycline në doza rutinë, sepse shton ngarkesën me antibiotikë dhe antibiotikët, natyrisht, lënë mbetje në ushqime. Kur ne marrim doza antibiotikësh kur jemi në gjendje të mirë shëndetësore, kështu krijojmë shtame rezistente të baktereve të ndryshme dhe nuk kemi më shpresa për t’u mjekuar me antibiotikë të kësaj gjenerate.”
Prania e doxycycline në mishin e pulës tregon se stabilimentet e shpendëve në Brazil nuk kanë respektuar kohën e shpërbërjes së antibiotikut. Tregu i ka nxitur ata t’i dërgojnë në thertore shpendët para kohe.
Kjo ngarkesë ka kaluar traun e doganës pasi numri i inspektimeve të AKU-së është i kufizuar për shkak të planit të monitorimit dhe menaxhimit të riskut.
“Për vitin 2025, rezulton se janë importuar në total 475 ngarkesa. Kontrolli dokumentar dhe i identitetit është kryer në 100% të rasteve, ndërsa kontrolli fizik në 29.1% të rasteve, i shoqëruar me marrjen e 74 mostrave”, thotë AKU.
Analizat laboratorike tregojnë se viti që lamë pas nuk ka qenë aspak i shëndetshëm, pasi shqiptarët kanë konsumuar 2.7 tonë mish pule me antibiotik.
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Risia e vitit të ri shkollor është leja e përdorimit të inteligjencës artificiale nga mësuesit dhe nxënësit në...
Deri në muajin qershor 2026 stoku i numrit të shtetasve të huaj të punësuar në vend arriti në 22,6 mijë individë ...
Një stuhi e fuqishme breshëri ka goditur fshatin Dobranj, duke shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore dhe në prodhim...
2026 po shënon një kapitull të ri për Rossmann & Lala. Një vit ndryshimesh të rëndësishme, investimesh dhezhvillimi,...
Shqipëria rezulton dukshëm më mirë se pjesa më e madhe e Ballkanit Perëndimor për peshën e të rinjve që kan&eu...
Çmimet e produkteve bazë të shportës në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Elbasanit vijojnë të mbeten të larta...
Prej tri ditësh në Spitalin e Fushë-Arrëzit po regjistrohen disa raste helmimi. Qytetarët e prekur nga kjo situatë janë paraq...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndarë sot një paralajmërim për qytetarët që ndotin rrugët e vendit. Sipas ARRSH-së, b&eum...
Mbetjet e lëna gjatë pelegrinazhit në Malin e Tomorrit po mblidhen pas përfundimit të aktivitetit fetar që solli mijëra bes...