Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

“Mos lyeni flokët me bojëra me amoniak”, gjinekologia tregon ndikimin ne shtatzëni

P
Piranjat21 January 2026, 13:20 · 2 min lexim
“Mos lyeni flokët me bojëra me amoniak”, gjinekologia

Gjinekologia Mimoza Keta tha në “Dita jonë” në A2 CNN se lyerja e flokëve nga ana e femrave me bojëra me amoniak ndikon në shtatzëni dhe këshilloi mospërdorimin e tyre.

“Ne nuk rekomandojmë edhe lyerjen e flokëve me bojërat të cilat kanë amoniak. Ajo do të jetë shumë e bukur, do të ketë thonj të bukur, do të ketë këmbë shumë të bukura, por të gjitha produktet duhet të jenë natyrale, duhet të përzgjedhë edhe estetikën që të jetë ajrosur. Kjo vlen për të gjitha gratë të cilat kërkojnë të konceptojnë një shtatzëni”, tha Keta.

Ajo shtoi se këshillimi parakoncepsional është vendimtar për të pasur një shtatzëni dhe një fëmijë të shëndetshëm. “Infeksionet vaginale duhet patjetër të trajtohen përpara shtatzënisë, sepse në tremujorin e parë nuk rekomandohet marrja e medikamenteve. Analizat e koagulimit të gjakut janë jetike, sepse mpiksjet mikroskopike mund të bllokojnë enët që ushqejnë beben dhe të çojnë në abort. Edhe yndyrat e larta në gjak mund të pengojnë furnizimin e bebes dhe të ndërpresin shtatzëninë”, u shpreh ajo.

Ajo rekomandoi gjithashtu shmangien e ushqimeve të konservuara, pijeve të gazuara dhe sheqernat e tepërta, pasi ndikojnë negativisht në shtatzëni. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.