Myftiu i Korçës uron besimtarët për nisjen e Ramazanit: Muaj reflektimi dhe pastrimi shpirtëror

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Myftiu në mesazhin e tij i uron besimtarët për sa më shumë paqe, begati, mirësi dhe ndihmë për të gjithë ata të cilët kanë nevojë gjatë këtij muaji të bekuar, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit shpirtëror dhe reflektimit.
Mesazhi i plotë:
Bismilahi Rrahmani Rrahim
Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar besimtarë, më 19 shkurt 2026, fillon muaji i begatë i Ramazanit, një muaj i shenjtë që na fton në reflektim të thellë dhe pastrim shpirtëror.
Me këtë rast kam kënaqësinë dhe nderin të uroj të gjithë besimtarët myslimanë të Qarkut të Korçës: Gëzuar muajin e begatë të Ramazanit.
Thotë i Lartësuari në librin e Tij fisnik:
“Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë,.”(El-Bekare, 185).
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Trokitja në derë e këtij mysafiri të nderuar është një sihariq i mirë për të gjithë myslimanët, të cilët i kaplon gëzim i madh. Gëzimi nuk është vetëm i të rriturve, ai njësoj i kaplon edhe ata më të vegjlit, për të cilët akoma nuk është obligim agjërimi i këtij muaji. Ditët e këtij muaji kanë një shije të veçantë, një shije të ëmbël, të këndshme, të lezetshme dhe qetësuese; zemrat e të devotshmëve lakmojnë mirësitë dhe begatitë e Krijuesit. Muaji i Ramazanit është muaji i durimit, i lutjes, i Kuranit, i bujarisë, është muaji i dashurisë, vlerave njerëzore, respektit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit. Gjatë këtij muaji të rizgjojmë ndjenjat e bukura, të ndezim shpresat, të pastrojmë ndërgjegjet dhe të lutemi. Feja Islame i ka dhënë një rëndësi të madhe xhematit, adhurimeve të përbashkëta në grup, por Allahu i ka dhënë mundësinë njeriut që ta adhurojë Atë edhe individualisht. Kjo vlen edhe për Ramazanin.
Të nderuar motra dhe vëllezër, Ramazani është një ftesë hyjnore e përvitshme drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Zotin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë. Të mos harrojmë gjatë këtyre ditëve edhe ata të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Në iftaret tona të përvitshme të mos mungojnë familjet në nevojë dhe shtrimi i iftareve për ta.
Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na e pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë.
Agjerim të lehtë e të pranuar!
Lexo edhe
SOCIALE
Investigimi i medias paneuropiane: Çmenduri ndërtimesh në Tiranë, kullat janë bosh kurse çmimet në qiell

VIDEO/ Plehrat pushtojnë rrugën në Golem, banorët: Nuk pastrohen prej një jave! Kërcënim për shëndetin!

Shpronësimet për projektin TID në Durrës, çmimet e reja të referencës nga 2 deri 4 herë më pak se vlera e tregut

Përmbytjet - Bradasheshi nën ujë, Emergjencat Civile – banorëve: Ju ka përmbyt Salillari

‘Si Kabul jemi bërë’/ Aulon Kalaja nxjerr VIDEO-n nga Grama, banorët shpërthejnë: Na e nxinë jetën





