'Na i marrin produktet me çmime të ulëta'/ Fermerët e Dimalit dhe Reskovecit: Do të bojkotojmë prodhimin

Fermerët e serave të bashkive Dimal dhe Rroskovec janë mbledhur mesditën e sotme në qendër të fshatit Samaticë, ku kanë zhvilluar një protestë kundër pikave të grumbullimit, të cilat sipas tyre po ua marrin prodhimin me çmime nën kosto, kryesisht trangullin.
Aktualisht tregtohet me 60 lekë për kilogramë thonë ata , ndërkohë që theksojnë se është edhe i ndryshëm nga dita në ditë duke shtuar pasigurinë e prodhuesve. Të revoltuar nga situata, fermerët pohojnë se vijnë nga një sezon i vështirë përmbytjesh ku nuk kanë përfituar asnjë dëmshpërblim ndërsa përballë situatës aktuale të çmimeve të ulëta kërkojnë njëzëri ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit për të rregulluar tregun dhe për të garantuar çmime të drejta për produktet e tyre.
Ata theksojnë se nëse nuk do të ketë reagim konkret nga institucionet, do të detyrohen të marrin masa ekstreme.
“Nëse vazhdon kështu, do të bojkotojmë prodhimin, do të mbyllim serat dhe do të marrim rrugën e emigracionit”, shprehen protestuesit.
Sipas tyre, në protestë janë bashkuar fermerë të katër fshatrave të bashkisë Dimal dhe tre fshatrave të bashkisë Rroskovec, të cilët mbështeten kryesisht tek bujqësia si burimi i vetëm i të ardhurave.
Janë 500 ha të kultivuara me prodhime të stinës të cilat shkojnë kryesisht për eksport që mbajnë gjallë ekonominë e fermerëve protestues.
Fermerët paralajmërojnë se kjo është vetëm një fazë e parë e reagimit të tyre dhe, në mungesë të zgjidhjes, protestat do të përshkallëzohen në ditët në vijim.
Lexo edhe
SOCIALE
Pedagogët e Arteve në protestë: Titujt akademikë vetëm në letër, asnjë rritje page deri tani

'Kërcënim kombëtar'/ PL: Shqipëria po boshatiset, lindjet ranë 35% në një dekadë

Një familje në kufijtë e mbijetesës, sëmundja i goditi brenda natës, varfëria nuk i lë të marrin frymë

Goditje e papritur/ Nafta në Vlorë fluturon në 209 lekë, çmimi në tabela ndryshoi "sa hap e mbyll sytë"

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe





