Nafta e vendburimit të Drenovës ndot Vjosën, banorët e Selishtës: Po na thahen ullinjtë

Në një kohë që çmimi i naftës në vend ka kapur shifra të papërballueshme për qytetarët, vendburimet me arin e zi në vend, vijojnë të shkaktojnë ndotje. I tillë është rasti me vendburimin e Drenovës, ndotja nga i cili ka prekur edhe lumin Vjosë. Janë banorët e fshatit Selishtë, të cilët kanë denoncuar rastin, ndërsa shtojnë se për shkak të naftës, po u dëmton ullinjtë dhe kultura të tjera bujqësore
Shqiptarët e paguajnë naftën më shtrenjtë se gjithë vendet e rajonit, por ndërkohë shumë zona në vend ndoten nga ari i zi. Duket paradoksale, por është fakt se si një pasuri e tillë, nuk u shërben qytetarëve por përkundrazi i dëmton ata. Rasti flagrant është ai që po ndodh në Vjosë, me lumin që vijon të kërcënohet nga ndotja e shkaktuar prej naftës bruto që dyshohet se është i puseve të Drenovës.
Sipas vëzhgimeve në fshatin Selishtë si dhe dëshmive të banorëve, prej tre ditësh nafta bruto që rrjedh nëpër përrenjtë e Gorishovës, përshkon territorin e fshatit dhe përfundon në shtratin e lumit. Banorët tregojnë se kjo nuk është një dukuri e re pasi sipas tyre, ndotje të tilla ndodhin vazhdimisht, por në përmasa të mëdha shfaqen një ose dy herë në vit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi.
Banorët shtojnë se ndotja po dëmton rëndë të mbjellat, frutikulturën, vreshtat dhe ullishtet në zonë, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë e tyre familjare. Një ditë më parë, sipas tyre, në zonë janë parë punonjës të Albpetrol, të cilët kanë kryer inspektime përgjatë kanalit deri në derdhjen e tij në lumin Vjosë.
Banorët akuzojnë për indiferencë institucionet përgjegjëse, duke theksuar se problematika është e përsëritur dhe ende nuk ka një zgjidhje konkrete.
Lexo edhe
SOCIALE
'Me këto pensione nuk e përballojmë dot muajin''/ Qytetarët fierak: Mbështesim protestën e opozitës në 17 prill

Frikë nga virusi/ Fidanë kumbullash nga Shqipëria në SHBA, qeni ‘kap mat’ shqiptarin në aeroport

Raporti: Qeveria 'mbyti' qytetarët me ilaçe të skaduara, shkeljet e rënda me barnat spitalore

Nga qershori, shtesa në pagë për mjekët dhe infermierët e urgjencës

'Shumë toka djerr!' Fermeri: Plehu kushton 1 milion lekë, do e mbjell misrin pa të, na mbyti importi!

Krimet mjedisore në Shqipëri pa ndëshkim/ Raporti: Procedimet mbyllen pa ndjekje efektive

Domatja që po na kushton sa ‘floriri’

Ankohen të huajt: Jo të gjithë ata që vijnë në Shqipëri gjejnë “tokën e premtuar”





