Naftëtarët e 'Bankers Petroleum' 15 ditë në protestë: Nëse nuk ka zgjidhje, grevë urie para Kryeministrisë

Naftëtarët e Sindikatës së Hidrokarbureve rikthehen sërish në terren, këtë herë para zyrave qendrore të Bankers Petroleum në Fier, në ditën e 15-të të protestës së tyre. Rreth 150 punonjës, së bashku me 7 grevistë të urisë, marshuan me pankarta në duar ku shkruhej “Jo diskriminimit në paga” dhe “Punë me dinjitet”.
Në tubim morën fjalën Dritan Shaho, kryetar i Sindikatës, dhe Dritan Rrapushi, një nga grevistët e urisë.
Ata kërkuan stabilizim të pagave, meritokraci në ngritjet në detyrë dhe njohje të statusit të naftëtarit, ndërsa paralajmëruan përshkallëzim të protestës nëse nuk ka zgjidhje.
Protestës iu bashkuan edhe familjarët e punëtorëve, madje edhe fëmijë me pankarta në duar.
Disa protestues denoncuan presione dhe intimidime nga menaxherët e kompanisë ndaj punonjësve dhe familjeve të tyre.
Thirrjet për ndërhyrje dhe zgjidhje urgjente
Ndërsa situata shëndetësore e grevistëve përkeqësohet, përfaqësuesit e tyre kanë bërë thirrje të forta për ndërhyrje nga qeveria shqiptare. Ata kërkojnë që institucionet të ndërmjetësojnë me kompaninë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë për problemet e tyre.
“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë protestën deri në përmbushjen e kërkesave tona, por shëndeti ynë po rrezikohet seriozisht. Shpresojmë që institucionet të reagojnë para se të jetë vonë,” tha një përfaqësues i grevistëve.
Kërkesat e naftëtarëve drejtuar kompanisë Bankers
1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.
2 - Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.
3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.
4- Drejtësi e barazi në shpërblime.
5- Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime
Naftëtarët janë të vendosur të mos ndalen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre. Ata paralajmërojnë se, nëse qeveria nuk ndërhyn si ndërmjetëse dhe kompania nuk ofron zgjidhje, greva e urisë do të zhvendoset para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke ngritur akoma më shumë presion mbi institucionet shtetërore dhe menaxhmentin e kompanisë.
Lexo edhe
SOCIALE
Nga zyrat, drejt ndërtimit jashtë Shqipërisë/ Të kualifikuarit, sakrifikojnë karrierën për zanatet në emigrim

Tablo e rrallë e financave shqiptare në rajon/ Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

Përmbytjet nga reshjet, banori: U shkatërruam, është thyer diga! Nuk vjen askush
Rruga me baltë dhe gropa vetëm dy larg qytetit të Pogradecit, banorët apel bashkisë

Naftëtarët prej 13 ditësh në grevë urie, pesë kërkesat që nuk kanë marrë asnjë zgjidhje





