Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
SOCIALE

Naftëtarët prej 13 ditësh në grevë urie, pesë kërkesat që nuk kanë marrë asnjë zgjidhje

P
Piranjat27 October 2025, 11:12 · 3 min lexim
Naftëtarët prej 13 ditësh në grevë urie, pesë

Greva e urisë e naftëtarëve të Sindikatës së Hidrokarbureve në Marinzë ka hyrë në ditën e 13-të. Nga dhjetë grevistët që nisën këtë qëndrim ekstrem, sot kanë mbetur tetë, pasi dy prej tyre u larguan për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Megjithatë, ata vazhdojnë të mbështesin shpirtërisht shokët e tyre dhe vendosmërinë për të mos u tërhequr pa marrë përgjigje për kërkesat legjitime.

“Edhe pse kemi përjetuar lodhje dhe rrezik për shëndetin, qëndrojmë të bashkuar për drejtësi. Qeveria duhet të dëgjojë zërin tonë,” shprehen grevistët, të vendosur për të mos ndalur derisa të marrin përgjigje konkrete.

“Do të qëndrojmë këtu derisa kërkesat tona të trajtohen me seriozitet. Nuk kërkojmë më shumë sesa të drejtat tona të njohura ligjërisht.”

Përveç mbështetjes nga bashkëpunëtorët lokalë, grevistët kanë fituar solidaritet edhe nga organizata ndërkombëtare. Përfaqësues të Olof Palme International Center dhe organizatës Drejtësi Sociale vizituan çadrat e grevës, duke shprehur mbështetje të plotë dhe duke bërë thirrje për presion ndaj qeverisë shqiptare.

Grevistët kërkojnë përgjigje për kushtet e punës dhe sigurimin e të drejtave të tyre. Pavarësisht se ditët e grevës po shtohen dhe shëndeti i tyre po rrezikohet, ata qëndrojnë të bashkuar dhe besojnë se zëri i tyre po dëgjohet edhe përtej kufijve.

“Ne kërkojmë drejtësi. Nuk është një kërkesë e tepruar; është ajo që na takon për punën dhe mundin tonë.”

Kërkesat e naftëtarëve drejtuar kompanisë Bankers

1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.

2 - Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.

3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.

4- Drejtësi e barazi në shpërblime.

5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime

Në ditën e 13-të të grevës, mes dhimbjes dhe shpresës, fjala që përsëritet në çadrat e Marinzës është “drejtësi”  drejtësi për punën, mundin dhe dinjitetin e naftëtarëve. Ata shpresojnë që përmes solidaritetit të shoqërisë dhe mbështetjes ndërkombëtare, qeveria shqiptare të ndërmarrë veprime konkrete.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.