Ndërpritet furnizimi me ujë në Vlorë në prag të Vitit të Ri, Ujësjellësi njofton për një vjedhje

Ndonëse defekti i shkaktuar në tubacionin kryesor të Ujësjellësit arriti të riparohej, sërish një pjesë e Vlorës mbetet akoma pa ujë në prag të ndërrimit të viteve.
Dhe shkaku, sipas Ujësjellës Kanalizimeve të Vlorës, është vjedhja e saraçineskës, në stacionin e ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.
Sipas njoftimit, vjedhja e saracineskës së stacionit, ka bërë të pamundur funksionimin normal të rrjetit të shpërndarjes duke lënë pa ujë lagjen “24 Maji”, zonën e Petroliferës, zonën e TEC-it, Portin e Peshkimit dhe Zvërnecin.
Ky defekt i ri në rrjetin e ujësjellësit pason atë që la për 5 ditë pa ujë qytetin, situatë që shkaktoi revoltën e banorëve, që protestuan jo vetëm në sheshin para Bashkisë së Vlorës, por hynë edhe në mjediset e Teatrit “Petro Marko” atje ku autoritetet vendore kishin vendosur të organizonin një mbrëmje gala.
Lexo edhe
SOCIALE
Bllokohet aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi për festat e Vitit të Ri

Paralizohet qarkullimi drejt Elbasanit

Shërbimet bazë po kthehen në luks në Shqipëri! Lagjja Fermë në Cërrik 6 ditë pa ujë

Çmimet e larta po ‘zbrazin’ tryezën e ndërrimit të viteve, qytetarët: Më keq s’ka!

Vlora katër ditë pa ujë, mbërrin pajisja nga Turqia (VIDEO)

e-Albania në kolaps prej ditësh, paralizohen bizneset “ndëshkohen” emigrantët

Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!





