Ndotja e lumenjve në Shqipëri, jehonë në mediat italiane: Po na dëmton të gjithëve (VIDEO)

Mediat italiane kanë ngritur alarmin për ndotjen e lumenjve në Shqipëri, të cilët përfundojnë në detin Adriatik.
Sipas raporteve, sasi të mëdha plastike dhe mbetje të ngurta transportohen nga lumenjtë shqiptarë drejt Italisë, duke rritur shqetësimet për mjedisin, shëndetin dhe turizmin.
Në një kronikë të mediave italiane, të shoqëruara me pamje të lumenjve të mbushur me mbetje, theksohet se kjo plastikë mund të riciklohej dhe të gjeneronte fitime të mëdha.
Megjithatë, mungesa e menaxhimit të duhur, korrupsioni dhe dështimi i institucioneve pengojnë përdorimin e qëndrueshëm të saj.
Gjithashtu në video theksohet se në zonat rurale, mbetjet nuk mblidhen si duhet, ndërsa ndihmat dhe incentivat nga Europa shpesh nuk arrijnë tek qytetarët.
“Pamja që shohim na dëmton të gjithëve, jo vetëm vendin nga vjen, por edhe Italinë. Shqipëria është në rrugën e zhvillimit, por qeveria aktuale vetëm flet dhe premton, ndërkohë që korrupsioni mbizotëron.
E gjithë kjo plastikë mund të riciklohej, duke sjellë përfitime të mëdha, por përfundon në det. Në fshatra nuk ka koshë plehrash, ndërsa Tirana pretendon të zhvillohet,” theksojnë mediat italiane.
Lexo edhe
SOCIALE
VIDEO-LAJM/ Rrugët e Koplikut nën ujë

Të ardhurat nga pasuritë e krimit rekord në 2025

Bonusi i fundvitit për pensionistët/ 100 dhe 150 mijë lekë ja si do ndahen

Agron Haxhimali: Pa zgjidhur pronësinë, ‘Paketa e Maleve’ nxit konflikte sociale!

"Në Tiranë që jepen me 500-800 euro në muaj"/ Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit





