Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
SOCIALE

Ndryshimet klimatike pritet t’i kushtojnë Shqipërisë rreth 3.5 miliardë euro

P
Piranjat18 November 2025, 20:39 · 3 min lexim
Ndryshimet klimatike pritet t’i kushtojnë Shqipërisë rreth

Nga përmbytjet, zjarret dhe dëmet në bujqësi, Shqipëria rrezikon të humbasë rreth 15.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, apo rreth 3.5 miliardë euro deri në vitin 2025. Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor i Bankës Botërore vlerëson se humbjet e Shqipërisë janë më të mëdhatë në Ballkanin Perëndimor.


“Deri dje dihej se ulliri kultivohej në një zonë të caktuar të vendit, por ndryshimet klimatike ka prishur ekuilibrat. Sot bujqësia është ep ara e prekur  nga ndryshmet klimatike. Gjithashtu zjarret, përmbytjet dhe energjia janë të tjerë fenomene negative që vijnë nga ndryshimet klimatike”, shprehet Françeska Korançe, eksperte mjedisi.

Për të zbutur efektet e ndryshime klimatike, Banka Botërore përllogariti se Shqipërisë i duhet një shumë prej 6 miliardë dollarësh, nga 9.5 miliardë Serbisë, 6.8 miliardë Bosnje-Hercegovinës apo 6.4 miliardë Maqedonisë së Veriut.

“Këto 6 miliardë euro janë të domosdoshme për t’u përshtatur ndaj klimës. Do vijë një moment ku nuk do të mund të mitigojmë më ndryshimet. Duhet t’i paraprijmë duke u përshtatur”, shton Korançe.

Banka Botërore analizon se investimet në përshtatjen e klimës përforcojnë përfitimet sociale dhe mjedisore, që janë përtej atyre ekonomike ose financiare. Këto përfitime të përbashkëta përfshijnë përmirësime në eficiencën e energjisë,  bujqësinë qëndrueshmërinë dhe diversitetin ekologjik.

“Shqipëria më shumë vuan efektet e të tjerëve se sa kontriubon te ndryshimet klimatike. Megjithatë, duke qenë pjesë e një zinxhiri edhe ne kontribuojmë në rregullimin e ekuilibrave të natyrës”, shton ekspertja.

Në raportin e fundit, mbi perspektivën ekonomike të vendeve në zhvillim Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim paralajmëroi se thatësira rrezikon të ngadalësojë rritjen ekonomike të vendit.

Në vitin 2021, qeveria miratoi një Plan të posaçëm për Energjinë dhe Klimën. Në të nxirret në pak nevoja për uljen e  ndotjes së gazeve në atmosferë dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbra./A2CNN

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.