Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
SOCIALE

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat

P
Piranjat 3 April 2026, 13:03 · 2 min lexim
Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet

Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015. Reforma e ndërmarrë 11 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.

Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 62 vjeç, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.

Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2026 duhet të ketë 39 vjet. E njëjta logjikë vlen edhe për gratë, të cilave paralelisht me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij.

Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë.

Mosha e daljes në pension, në vitin 2026:

Burra – 65 vjeç

Gra – 62 vjeç

Vjetërsia në punë:

Viti 2025 – 38 vjet e 8 muaj

Viti 2026 – 39 vjet

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.