Cilësia e ajrit dhe ndotja akustike mbeten ndër sfidat më serioze mjedisore në Tiranë. Të dhënat e monitorimit të kryera nga organizata Co-PLAN, tregojnë për një përformancë mjedisore problematike jo vetëm në kryeqytet, por edhe në 5 qytete të tjera.
Raporti për cilësinë e ajrit dhe ndotjen akustike paraqet gjetjet kryesore të monitorimit të realizuar në 13 stacione urbane dhe në rreth 300 pika matjeje në Tiranë. Monitorimi synon të analizojë përqendrimet e ndotësve kryesorë atmosferikë PM₂.₅, PM₁₀, NO₂ dhe CO₂, si dhe nivelet e zhurmës, për të identifikuar burimet e tyre dhe ndikimin në shëndetin publik dhe mjedisin urban.
Sipas raportit, ndotja e ajrit dhe ajo akustike janë të lidhura ngushtë me aktivitetin urban. Trafiku i dendur, aktivitetet ndërtimore dhe burime të tjera urbane kontribuojnë në rritjen e grimcave të imëta dhe gazeve të dëmshme në atmosferë, ndërsa po këta faktorë ndikojnë edhe në rritjen e niveleve të zhurmës në qytet.
Drejtoresha ekzekutive e Co-PLAN, Anila Bejko thekson se për herë të parë, raporti i monitorimit, krahas Tiranës eshtë shtrirë edhe në disa qytete të tjera.
“Raportimi i cilësisë së ajrit është më i gjerë. Krahas Tiranës përfshin edhe Shkodrën, Durrësin, Korçën, Elbasanin dhe Fierin. Monitorimi përfshin gjithashtu edhe cilësinë e ujit në disa trupa ujorë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë” shprehet ajo.
Bejko nënvizon se të dhënat e monitorimit në Tiranë tregojnë një situatë shqetësuese për disa ndotës: Sipas raportit, 66.7% e pikave të monitorimit tejkalojnë vlerën referencë për dioksidin e azotit (NO₂). Ky ndotës lidhet drejtpërdrejt me emetimet nga automjetet dhe proceset e djegies në zonat urbane. Po ashtu, 98.3% e pikave të monitorimit rezultojnë mbi nivelin referencë për dioksidin e karbonit (CO₂), një tregues i intensitetit të lartë të aktivitetit urban dhe trafikut në kryeqytet”
Në kontrast me këto rezultate, grimcat e imëta rezultojnë më pak problematike në matjet momentale. Vetëm 1.3% e pikave tejkalojnë standardin për PM₂.₅, ndërsa për PM₁₀ nuk është regjistruar asnjë tejkalim nga 300 pikat e monitoruara. Ekspertët shpjegojnë se grimcat ndikohen shumë nga kushtet meteorologjike dhe nga prania e pluhurit urban.
Ekspertja e qeverisjes territoriale pranë Co-PLAN, Kejt Dhrami thekson shtrirjen e gjerë të monitorimit në kryeqytet.
“Në Tiranë janë realizuar rreth 300 pika monitorimi, të cilat na japin një pasqyrë më të detajuar të situatës së ndotjes në qytet. Nga monitorimi rezulton se NO₂, nga 40 µg/m³ që është standardi, në disa raste ka arritur deri në rreth 200 µg/m³.
Ekspertja theksoi se ndotja e ajrit është problematike thuajse në të gjitha qytetet e marra në monitorim.
Monitorimi është realizuar përmes pajisjeve të specializuara. Për cilësinë e ajrit janë përdorur pajisjet Aeroqual S500 dhe IQAir, ndërsa për matjen e ndotjes akustike është përdorur pajisja Testo 815.
Rezultatet tregojnë se ndotja akustike është po aq problematike sa ndotja e ajrit. Sipas ekspertes së mjedisit Greta Shehu, shumica e pikave të monitorimit tejkalojnë kufijtë e rekomanduar për zhurmën urbane.
“Monitorimi në 300 pika tregon një tejkalim të konsiderueshëm të zhurmës gjatë ditës dhe natës. Gjatë ditës, rreth 235 pika, afërsisht 78% tejkalojnë kufirin 55 dB (decibel). Ndotja akustike është e përhapur kryesisht në territorin urban”.
Edhe institucionet shtetërore e pranojnë sfidën e madhe mjedisore. Zv.ministri i Mjedisit, Gent Gazheli thekson se përmirësimi i cilësisë së ajrit është një prioritet kombëtar: “Përmirësimi i cilësisë së ajrit është pjesë thelbësore e angazhimeve tona. Mjedisi është një nga sfidat më të vështira me të cilat përballet Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Europian”.
Ekspertët rekomandojnë krijimin dhe forcimin e rrjetit të stacioneve të përhershme të monitorimit, të cilat mund të analizojnë trendet afatgjata të ndotjes dhe episodet kritike të saj.
Sipas specialistëve të mjedisit, zgjerimi i hapësirave të gjelbra urbane dhe menaxhimi më i mirë i trafikut janë ndër masat që mund të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Hapësirat e gjelbra ndihmojnë në reduktimin e grimcave në ajër, përmirësojnë ventilimin urban dhe kontribuojnë në thithjen e dioksidit të karbonit.
Gjetjet e raportit tregojnë se ndotja e ajrit dhe zhurma janë tashmë pjesë e përditshme e jetës urbane në Tiranë. Ndërsa qyteti vazhdon të rritet dhe trafiku mbetet intensiv, sfida për të balancuar zhvillimin urban me mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik mbetet një nga çështjet më të rëndësishme për politikat publike në vitet në vijim./acqj.al
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
12 Mars20:03
Nafta tremb fermerët/ Ekspertët: Priten më pak të mbjella
Shtrenjtimi i lëndëve djegëse, një bazë kryesore për punimin e tokave bujqësore, do të sillte kosto shtesë për...
SOCIALE
12 Mars17:20
Rritet çmimi i mishit, Shqipëria me rritje 6.2%
Çmimet e mishit po rriten ndjeshëm në shumë vende të Evropës, duke ndikuar tek xhepat e konsumatorëve ndërkohë q&...
SOCIALE
12 Mars08:53
Kompensimi i shtetit për pagën minimale, sa një kafe në ditë për një fabrikë fason me 82 punonjës
3 javë para nisjes së aplikimeve (aplikimet nisin më 1 prill), shoqata ProEksport Albania ngre shqetësimin se kompanitë e sektorit t&...
SOCIALE
10 Mars17:51
Qeveria ‘braktis’ të moshuarit e sëmurë, nuk financon kujdesin shëndetësor në banesë
Kujdesi shëndetësor në banesë është një nevojë jetike për mijëra të moshuar dhe pacientë kronikë...
SOCIALE
10 Mars16:05
Çmimi i naftës arrin rreth 200 lekë për litër, shtrenjtim në Tiranë dhe autostradën e Durrësit
Rritet në disa pika të pakicës në Tiranë dhe përgjatë autostradës çmimi i naftës me 16 lekë për li...
SOCIALE
10 Mars15:58
300 tonë luleshtrydhe të dëmtuara mes baltës, fermerët e Kafaraj të Fierit drejt falimentimit
Fermeret e luleshtrydhes ne Kafaraj të Fierit jane drejt falimentimit. Përmbytjet e muajit janar nga dalje e lumit Vjosa ka demtuar rreth 300 tonë...
SOCIALE
10 Mars11:19
Këpucaria, një zanat në zhdukje në qytetin e Elbasanit
Këpucaria është një nga zanatet që po zhduket gradualisht në qytetin e Elbasanit. Ndërsa dikur ishte një nga profesion...
SOCIALE
10 Mars10:32
Shtrenjtohet sërish çmimi i naftës në Shqipëri! Një litër shitet për 198 lekë
Që nga data 4 Mars nuk është ndalur rritja e çmimit të naftës në tregun vendas të shitjeve me pakicë. K&e...
SOCIALE
10 Mars07:18
Banka Botërore: Punësimi në Shqipëri nuk bazohet në meritë! Talentet nuk shpërblehen në administratën publike
Banka Botërore e ka renditur Shqipërinë në mesin e vendeve që nuk aplikon standarde të unifikuara për rekrutimin e talentev...
SOCIALE
9 Mars19:40
Saga e degradimit/ Pas rrugëve, rrezikojnë të shemben edhe urat!
Qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë nga kryeqyteti apo nga Kosova drejt veriut të Shqipërisë duhet të ka...