Nga qershori, shtesa në pagë për mjekët dhe infermierët e urgjencës

Mjekët e urgjencës, infermierët dhe teknikët do të kenë trajtim më të lartë financiar. Kështu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bën të ditur se nga muaji qershor mjekët e urgjencës do të trajtohen njësoj si mjekët specialistë, ndërsa shtesat në paga për shërbimet kritike dhe urgjencat rriten ndjeshëm.
Sipas MSHMS-së, mjekët do të marrin një shtesë prej 18,000 lekë/muaj, ndërsa infermierët dhe teknikët 12,000 lekë/muaj më shumë për shërbime kritike.
Pagesa për turnet e urgjencës arrin deri në 3,200 lekë në ditët e festave.
Shtesa progresive për vjetërsi deri në 30 vite pune.
Ndërsa indeksim vjetor prej 2,5% synon ruajtjen e fuqisë blerëse.
Rritja e pagave në shëndetësi është një hap konkret për vlerësimin e bluzave të bardha
Paketa e re e pagave për vitin 2026 synon përmirësimin e kushteve dhe motivimin e personelit shëndetësor, duke vlerësuar punën e tyre në shërbim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Lexo edhe
SOCIALE
'Shumë toka djerr!' Fermeri: Plehu kushton 1 milion lekë, do e mbjell misrin pa të, na mbyti importi!

Krimet mjedisore në Shqipëri pa ndëshkim/ Raporti: Procedimet mbyllen pa ndjekje efektive

Domatja që po na kushton sa ‘floriri’

Ankohen të huajt: Jo të gjithë ata që vijnë në Shqipëri gjejnë “tokën e premtuar”

Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri





