Nga zyrat, drejt ndërtimit jashtë Shqipërisë/ Të kualifikuarit, sakrifikojnë karrierën për zanatet në emigrim

Emigrimi drejt Gjermanisë vijon të mbetet një ndër tendencat më të forta të viteve të fundit për qytetarët shqiptarë. Ndërsa shteti gjerman ka lehtësuar ndjeshëm procedurat për punonjësit e kualifikuar, gjithnjë e më shumë shqiptarë po aplikojnë edhe për vizat e punës të pakualifikuara, duke bërë kompromis me profesionin dhe karrierën e tyre.
Hygerta Aruçi- Specialiste e të drejtave të të huajve: "Habia jonë më e madhe është fakti që individët që vijnë nga Shqipëria të cilët zotërojnë një kualifikim të caktuar pavarësisht fushës dhe profesionit, synojnë dhe janë gati të bëjnë kompromis edhe me vizën e pakulifikuar. Të dyja kanë benefite dhe favorizimet e tyre absolute në aspektin e punonjësve të kualifikuar.
Gjermania ka lehtësuar komplet masat, flasim tek gjuha, tek fakti i bashkimit familjar, gjë që e bën të mundur integrimin më shpejt të një familje dhe bashkimin sa më të shpejt të tyre.
Ndërsa tek punësimi i të pakualifikuarëve është mundësia më e artë që bëjnë individët për të ardhur dhe të emigruar në Gjermani për të marrë një vizë pa pasur mundësi diplome, gjuhën apo eksperiencën e mëparshme, por vetëm përmes një paramiratimi, dhe vetëm koha që tashmë po flasim është diku 10 muaj pritje, e bën të mundur që një individ të emigrojë drejt Gjermanisë. Ajo që është e çuditshme për mua, ose që është trend është fakti që edhe në rastin që është një individ i kualifikuar është gati të sakrifikojë profesionin, karrierën, pavarësisht moshës edhe viteve, këto janë kompromise që bëhen me veten e tyre dhe më pas drejt zgjedhjes dhe drejt rrugëtimit, ato kualifikohen dhe marrin masat dhe kualifikimet e nevojshme."
Nga gastronomia, ndërtimi gjithashtu edhe shoferë të klasit B, janë këto disa nga profesionet të cilat shqiptarët punojnë jashtë vendit. Por si është trendi i emigrimit çift?
“Në pjesën e punësimit të kualifikuar është shumë lehtë, një individ mund të marrë partneren në një kohë shumë më të shpejtë. Ndoshta dhe lehtësia e pasjes së një rroge më të lartë për shkak të pozitës që ato zotërojnë dhe lejes së qëndrimit. Ndërsa në pozitën e punonjësve të pakualifikuar ne shikojmë një trend që individët po aplikojnë të dy paralel në vizat e punës dhe pasi vijnë në Gjermani bëjnë konvertimin e lejes së qëndrimit"./skan
Lexo edhe
SOCIALE
Tablo e rrallë e financave shqiptare në rajon/ Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

Përmbytjet nga reshjet, banori: U shkatërruam, është thyer diga! Nuk vjen askush
Rruga me baltë dhe gropa vetëm dy larg qytetit të Pogradecit, banorët apel bashkisë

Naftëtarët prej 13 ditësh në grevë urie, pesë kërkesat që nuk kanë marrë asnjë zgjidhje

Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet





