Nivele alarmante të ndotjes në Lumin Gjanica në Fier

Ndotja e lumit Gjanica në Fier vijon prej kohësh dhe autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë deri më tani. Ujërat e lumit kanë marrë ngjyrë të errët nga hedhja e mbetjeve hidrokarbure por edhe mbetjeve nga përpunimi i vajit të ullirit.
Banorët thonë se në zonë ndihet erë e rëndë. “Kjo ndotje shkatërron mushkëritë, është kancer,” – thonë banorët, duke shtuar se “erën e rëndë nuk e duron dot njeri, duhet të ikësh që këtu.”
Pavarësisht se zona është rikualifikuar në kuadër të Rilindje Urbane, era e rëndë e bën të pamundur për qytetarët të qarkullojnë në zonë.
“Veç hidrokarbureve, këtu hedhin dhe mbetjet ata që përpunojnë vaj ulliri. Pushteti lokal duhet të marrë masa.” Ashtu si çdo vit në këtë periudhë, shkaktarët kryesorë të ndotjes dyshohet të jenë fabrikat e përpunimit të vajit të ullirit dhe kompanitë e naftës që operojnë në zonë.
Denoncimet e shumta dhe gjobat e vendosura ndër vite nuk kanë sjellë asnjë përmirësim të dukshëm. Përkundrazi, ndotja përsëritet çdo vit me intensitet edhe më të lartë.
Lexo edhe
SOCIALE
“Si në vitin 1997”, Banorët në Babrru vendosin qese për të kaluar rrugën me baltë: Bashkia e Rakip Sulit i la në mes punimet

U trumbetua me të madhe nga qeveria, edhe pensionistët e huaj largohen nga Shqipëria

100 vjet larg Europës” – Shqipëria në pritje të pafundme për standardet e BE-së

Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat

Nisma e PS për barazinë gjinore, Pano nga protesta para Kuvendit: Po na shkatërrojnë familjet e fëmijët dhe degjenerojnë gruan

Paralajmërimi i BSH, e ardhmja e Shqipërisë kërcënohet nga emigrimi!

Paga minimale është dyfishuar por Shqipëria mbetet e fundit në rajon

'55% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin'/ Azo: Familjet shqiptare përballen me shpenzime që tejkalojnë të ardhurat





