Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Një grumbull dërrasash që shkolluan disa kalamaj dhe mbajtën një familje.

P
Piranjat29 March 2026, 21:02 · 3 min lexim
Një grumbull dërrasash që shkolluan disa kalamaj dhe mbajtën

Nga Armand Braho

Këtë të diel, që në pikë të mëngjesit, urdhri i prefektes së Korçës nxori policinë bashkiake për të larguar me forcë përsëri shitësit ambulantë nga rruga. Duke mos i dhënë asnjë përgjigje apo zgjidhje, veprimi i vetëm ishte t’i largonte nga rruga, të mos shesin, sepse sipas saj janë burim aksidentesh.

Një zonjë që takova këtë mëngjes, në kohën kur po filmoja, më erdhi e frustruar, duke menduar se isha ndonjë inspektor që po përgatisja sulmin e radhës për t’i hequr bukën e gojës. Direkt, pa më pyetur, më tha: “Turp nuk ju vjen? Më thatë të zhvendosem 3 metra, u largova 7 metra nga rruga.

Çfarë doni më shumë, apo dhe këtë mundësi doni të na hiqni? Me këtë grumbull dërrasash shkollova djalin, e martova dhe e përcolla jashtë Shqipërisë, tani po mbaj shtëpinë…” I shpjegova që nuk isha nga mercenarët e prefektes kukull dhe po më qante hallin. Ky ishte një realitet në shumë tezga që sot nuk u hapën.

Pyetjet direkte për prefekten kukull politike, e cila përdori dhe fuqinë e “avokatëve” që herë shfaqeshin me profile fake dhe herë derdhnin vrer në emër të vlerave dhe funksionimit të rregullt të institucioneve, janë shumë të thjeshta:

1- Cila është masa që ke marrë për ata që i ke detyruar të mbyllin aktivitetin që mban gjallë ekonominë e tyre familjare?

2- Janë së paku 5 subjekte ku është dokumentuar që janë kthyer në njolla të zeza dhe ka rekorde të rrezikshme aksidentesh, kryesisht biznese të mëdha. Prandaj lind pyetja: zonja prefekte, kë po mbron që këto subjekte nuk po i mbyll? Kush janë pronarët e tyre?

3- Zonja prefekte, pse nuk ndjek të njëjtin standard me shumë biznese të tjera që ndodhen buzë rrugës, kryesisht të licencuara dhe me leje nga njësitë e pushtetit vendor?

4- Pse zgjodhe ta bësh në një formë anonime këtë aksion, pa ngritur më parë një task-forcë dhe pa kryer më parë njoftimet përkatëse, apo dhe larg vëmendjes së medias?

Kaq mjafton për të kuptuar mendjengushtësinë e një zyrtareje arrogante, e cila nuk kursen as marionetat për të mbytur zërat kundër. Një lodër politike johumane dhe aspak profesionale. Turp!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.