OKI i dëmshëm për shëndetin e zemrës/ Ja rreziqet e tjera që sjell përdorimi i tij

OKI është një medikament mjaft i përhapur, i cili përdoret si qetësues i dhimbjeve, por ky bar ka më shumë efekte anësore sesa përfitime, madje edhe shumë të dëmshme për persona të caktuar.
Ky ilaç përmban përbërësin aktiv ketoprofen dhe përdorimi i tij i shpeshtë mund të dëmtojë stomakun. Përdorimi kronik i këtij medikamenti rrit rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose hemorragjisë në stomak.
OKI është i dëmshëm edhe për shëndetin e zemrës. Te personat që vuajnë nga hipertensioni, ai mund të shkaktojë çrregullime të tensionit të gjakut dhe nuk rekomandohet për këtë grupim.
Si pasojë e këtyre efekteve, pasojat potenciale përfshijnë edhe:
1. Sulmet në zemër
2. Goditjen në tru
3. Hipertensionin arterial (HTA)
4. Probleme me veshkat deri në insuficiencë renale
5. Hemorragji dhe ulçerë në stomak
6. Anemi
7. Reaksione në lëkurë
/Syri TV
Lexo edhe
SOCIALE
27-vjeçari u arrestua nga policia për sherrin në këshillin bashkiak, banorët e fshatit shkojnë në komisariat

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Propaganda e Ramës me 1 miliard € për shëndetësinë në 2026, faktet tregojnë një tjetër panoramë

Të rinjtë ia kanë lënë vendimmarrjen në dorë gjyshërve!

Muftiu i Shkodrës takim me kryebashkiakun: Shqetësuese ndërhyrja e policisë në ambientet e xhamisë





