Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë
SOCIALE

“Pa ngrohje e pa dyshekë”/ Pacientët e spitalit të Përmetit vuajnë, doktorët me kondicionerë

P
Piranjat15 December 2025, 18:51 · 2 min lexim
“Pa ngrohje e pa dyshekë”/ Pacientët e spitalit të

Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar hapur kushtet e vështira në spitalin e Përmetit, duke theksuar se situata duket si “500 vjet mbrapa”.

Ajo ka treguar se para pak ditësh ka shtruar nënën e saj në këtë spital, por kushtet janë jashtëzakonisht të këqija. Sipas qytetares, spitali nuk ka ngrohje, komodinat janë të prishura dhe nuk ka dyshekë të përshtatshëm. Pacientët përdorin vetëm një sfungjer të hollë dhe të pambuluar, që e bën shtrimin shumë të pakëndshëm, duke shkaktuar dhimbje tek pacientët. Ajo gjithashtu ka denoncuar mungesën e kondicionerëve duke deklaruar se vetëm kati i dytë, ku ndodhen zyrat e administratës, ka kondicionerë, ndërsa katet e tjera janë në mëshirë të fatit.

Qytetarja i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin urgjent të kushteve në spital pasi jo të gjithë kanë mundësi të shkojnë në spital privat.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ! Ne spitalin e Permetit jemi kthyer 500 vjet mbrapa....kam te shtruar mamin ne kete spital dhe mezi po presim te dalim se kushtet jane skandaloze...nuk ka ngrohje, komodina e prishur dhe s'ka dysheke..ne vend te dyshekeve eshte vetem nje sfungjer i holle dhe i pambuluar (i dhembin kockat e brinjet mamit).. Po te shihni foton me poshte, vetem kati i dyte ka kondicioner, sepse ne kat te dyte jane zyrat e administrates. Katet e tjera jane pa kondicioner.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.