Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
SOCIALE

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

P
Piranjat 7 December 2025, 19:38 · 2 min lexim
Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët:

Në Peqin u zhvillua panairi tradicional i Gjelit të Detit, një organizim që sjell në vëmendje traditën shumëvjeçare të mbarështimit të këtij shpendi, simboli kryesor i tryezës festive të Vitit të Ri. Gjelat e detit këtë vit në Peqin po tregtohen me 1000 deri në 1200 lek për kg. Sezoni sapo ka nisur por fermerët, theksojnë se çmimi nuk e justifikon mundin.

Ata gjithashtu thonë se gjelat e therur të importit po i dëmtojnë, ndërsa nga shteti nuk kanë përfituar asnjë subvencion që ta vijojnë traditën shumëvjeçare.

‘Unë kam 60-70 krerë, po duhet të mos hyjnë nga jashtë që ne të shesim më shumë’, tha një fermerë.

Deri tani nuk kemi marrë subvencionim nga shteti, ka kosto shumë, po ne e kemi traditë, Peqini nuk e ka humbur këtë traditë’, tha një tjetër. ‘Duam ndihmë nga shteti se ushqimet janë shumë të shtrenjta’, tha një tjetër fermer.

Vetëm në Peqin mbarështohen çdo vit rreth 30 mijë krerë gjela deti. Drejtuesit lokal tregojnë arsyet pse është i veçantë ky shpend në këto zona.

Panairi i këtij viti u mbajt në muret historike të kalasë së Peqinit. Aktiviteti mblodhi bashkë fermerë, qytetarë dhe vizitorë, me qëllim promovimin e prodhimeve lokale dhe traditave gastronomike të zonës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.