Paqja fiskale! Qeveria “hedh në kosh" 507 mln € borxhe të papaguara

Qeveria ka përgatitur projektligjin për fshirjen e borxheve tatimore dhe doganore, i cili tashmë po konsultohet me institucionet dhe grupet e interesit. Sipas projektligjit, të gjitha detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2014 do të fshihen, përjashtuar kontributet për sigurime shoqërore dhe shëndetësore.
Nga ky projektligj, tatimpaguesve që kanë sigurime shoqërore dhe shëndetësore të papaguara deri në 31 dhjetor 2014 u falen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, ndërsa kontributi i papaguar mbetet i detyrueshëm. Përjashtohen gjithashtu bizneset që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në hetim ose proces gjyqësor për vepra penale në fushën tatimore ose doganore.
Sipas llogaritjeve në projektligj, borxhet e krijuara deri në fund të vitit 2014 arrijnë në 29.5 miliardë lekë . Nga këto, 45.3 milionë euro janë për sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe nuk fshihen, ndërsa detyrimet tatimore të tjera do të fshihen për rreth 249.7 milionë euro.
Në pjesën doganore, borxhi i subjekteve me detyrime më të vjetra se 10 vjet arrin 257.6 milionë euro, duke përfshirë interesat dhe kamatëvonesat. Pra, borxhi total që do të përfitojë nga fshirja e detyrimeve për periudhat deri në fund të 2014-ës është rreth 507.3 milionë euro.
“Neni 5, parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore direkte apo indirekte të papaguara që i përkasin periudhave deri më 31 dhjetor 2014, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit, parashikohet fshirja ose shuarja e dënimeve administrative dhe kamatëvonesave për periudhat deri më 31 dhjetor 2014, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin. Po ashtu, ky nen parashikon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave në rastet kur është paguar principali”, deklaron Ministria e Financave.
Lexo edhe
SOCIALE
Qeveria e çon Buxheti 2026 në Kuvend pa Paketën Fiskale

Përmbarimi nis lirimin e ish-kabinave të plazhit në Durrës/ Familjet përplasen me efektivët, lot dhe dëshpërim

Mandarinat me helm, AKU hesht/ Analizat konfirmojnë se sasia e shitur në Tiranë ishte kancerogjene

Ndotja e lumenjve në Shqipëri, jehonë në mediat italiane: Po na dëmton të gjithëve (VIDEO)

VIDEO-LAJM/ Rrugët e Koplikut nën ujë

Të ardhurat nga pasuritë e krimit rekord në 2025

Bonusi i fundvitit për pensionistët/ 100 dhe 150 mijë lekë ja si do ndahen

Agron Haxhimali: Pa zgjidhur pronësinë, ‘Paketa e Maleve’ nxit konflikte sociale!





