Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Pas Vlorës edhe Fieri prej ditësh pa ujë të pijshëm, banorët pa zgjidhje nga Ujësjellësi

P
Piranjat 9 January 2026, 13:19 · 3 min lexim
Pas Vlorës edhe Fieri prej ditësh pa ujë të pijshëm,

Qyteti i Fierit po përballet prej tre ditësh me mungesë totale të ujit të pijshëm, një problem që sipas banorëve është kthyer në fenomen të përsëritur prej më shumë se një viti. Qytetarët shprehen të indinjuar dhe të lënë pas dore, duke theksuar se ndërprerjet e ujit ndodhin të paktën dy herë në muaj dhe zgjasin me ditë të tëra, pa asnjë zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse.

Ata denoncojnë papërgjegjshmëri totale nga ujësjellësi, duke theksuar se edhe në kushte pa reshje shiu dhe me lumin Vjosë të tërhequr, defektet e pompave nuk rregullohen. Banorët ankohen për kushte të papranueshme higjieno-sanitare, duke e krahasuar situatën me mesjetën, ndërsa kërkojnë vëmendje mediatike dhe reagim qytetar, ashtu siç ka ndodhur në qytete të tjera si Vlora dhe Durrësi. Thirrja e tyre është për mobilizim dhe protestë, pasi sipas tyre “shteti mungon” dhe heshtja vetëm sa e përkeqëson situatën.

Denoncimi 1:

Pershendetje dua te ngre nje shqetesim jam qytetari i fierit dhe jemi pa uje, turp 2026 ne si ne mesjet

Denoncimi 2:


Pershendetje, jam nje banor i qytetit Fier dhe ndihem i shokuar nga fakti qe kur vlora nuk kishte uj per 3 dite ndahej kudo ne lajme kurse gjithashtu ne ne diten e 3te pa uje dhe nuk shikoj asnje person te flasi per te. Ktu jan te gjith patronazhista dhe na qelben nuk lahemi dot kan ngelur dhe enet pa u lare

Denoncmi 3:

Pershendetje! Qyteti i Fierit ka 3 dite pa uje. Ka qe dje qe ska rene pike shiu, Vjosa u terhoq, por pomat e ketyre nuk rregullohen dot. Dhe sic thone, kismet neser po u rregullua. Papergjegjshmeri totale. Neser perseri fillon shiu. Si i bie, te rrim nje muaj pa uje?

A mund te beni nje thirrje te ngrihemi gjithe qytetaret e Fieri? Ka nje vit ky problem, ku heqin ujin te pakten 2 dite cdo muaj. Dhe su ngritem nje here. U ngrit Vlora, po ngrihet dhe Durresi. Ne sdim ca po presim. Se shtet ska.

Denoncimi 4:

Përshëndetje, i gjithë qyteti i Fierit ndodhet prej 3 ditësh pa ujë të pijshëm. Si shkak po përmendet “fryrja” e lumit Vjosë. Jam dakord që fatkeqësitë natyrore nuk mund të parashikohen, por këtu nuk bëhet fjalë vetëm për to. Problemi lidhet edhe me paaftësinë dhe mungesën e investimeve serioze nga qeverisja lokale në infrastrukturë, çështje këto të njohura prej vitesh. Fjalët e mia mund të verifikohen shumë lehtë duke parë njoftimet e publikuara në faqen e Instagramit ujesjelles_kanalizime_fier.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.