Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Pedagogët e Arteve në protestë: Titujt akademikë vetëm në letër, asnjë rritje page deri tani

P
Piranjat19 March 2026, 16:09 · 3 min lexim
Pedagogët e Arteve në protestë: Titujt akademikë vetëm

Pedagogët e Universitetit të Arteve kanë ngritur shqetësimin se njohja e titujve të rinj akademikë, e miratuar që në qershor të vitit 2024, nuk është reflektuar në praktikë, duke mbetur sipas tyre vetëm një vendim formal.

Në një deklaratë për mediat këtë të enjte, ata theksuan se pavarësisht njohjes së titujve, nuk ka pasur asnjë ndryshim në pagesa apo në statusin e tyre administrativ.

“Që nga data 12 qershor 2024, këto vendime nuk janë zbatuar në mënyrë të plotë, sidomos në aspektin financiar dhe administrativ, duke bërë që pedagogët të vazhdojnë të trajtohen sipas statusit të mëparshëm.”, tha artisti Josif Gjipali, pedagog në Universitetin e Arteve.

Sipas pedagogëve, situata bëhet edhe më problematike për shkak të kërkesës për ndjekjen e doktoraturave, të cilat ata i konsiderojnë të kushtueshme dhe të papërshtatshme me profilin artistik të institucionit.

Ata theksojnë se kjo krijon një kontradiktë të qartë, pasi nga njëra anë njihen titujt bazuar në praktikën artistike, ndërsa nga ana tjetër kërkohet ndjekja e një modeli klasik akademik.

“Kjo ka krijuar një situatë kontradiktore, ku nga njëra anë njihen titujt në bazë të praktikës artistike, ndërsa nga ana tjetër kërkohet një model klasik akademik.”, vijoi Gjipali.

Pedagogët shprehen se prej më shumë se dy vitesh nuk kanë marrë një përgjigje të qartë nga institucionet përgjegjëse, duke e cilësuar këtë situatë të tejzgjatur dhe të papranueshme. Sipas tyre, kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë akademike dhe funksionimin e Universitetit të Arteve.

Në mbështetje të tyre është rreshtuar edhe sindikata e pedagogëve.

“Mbështesim plotësisht kërkesat e tyre dhe kërkojmë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e këtyre vendimeve, pasi kjo është çështje thelbësore për vetë ekzistencën e Universitetit të Arteve.”, tha Sandër Kovaçi, kryetari i sindikatës.

Pedagogët paralajmërojnë se, në mungesë të një zgjidhjeje, nuk përjashtohet edhe bojkotimi i procesit mësimor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.