Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
SOCIALE

Pedagogët e Universitetit të Arteve nisin bojkotin nesër në orën 10:00: Po cënohen të drejtat tona

P
Piranjat 1 April 2026, 18:47 · 2 min lexim
Pedagogët e Universitetit të Arteve nisin bojkotin nesër në

Pedagogët e Universitetit të Arteve kanë paralajmëruar nisjen e një bojkoti ditën e nesërme në orën 10:00, në shenjë proteste ndaj asaj që ata e cilësojnë si shkelje të vazhdueshme dhe mosrespektim të vendimeve institucionale brenda universitetit.

Përfaqësues të trupës akademike janë shprehën se drejtuesit e universitetit nuk po zbatojnë vendimet e komisioneve të promovimit dhe të Senatit Akademik, duke bllokuar proceset e avancimit të stafit me tituj të rinj akademikë.

“Jemi përballë një situate të papranueshme, ku vendimet zyrtare nuk zbatohen dhe të drejtat tona si pedagogë shkelen në mënyrë të vazhdueshme. Kjo është arsyeja pse jemi detyruar të ndërmarrim këtë hap ekstrem,” u shprehën pedagogët.

Ata ngritën gjithashtu shqetësimin për detyrimin e pedagogëve që të ndjekin studimet e doktoraturës, pavarësisht vendimeve të mëparshme dhe procedurave të përfunduara për promovim.

Pedagogët theksuan se, nëse situata nuk merr zgjidhje, bojkotit mund t’i bashkohen edhe forma të tjera proteste, ndërsa kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve përgjegjëse.

Në mbështetje të tyre është shprehur edhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve, e cila u ka bërë thirrje autoriteteve që të reagojnë për të zgjidhur krizën dhe për të garantuar respektimin e ligjit dhe të drejtave të stafit akademik.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.