'Pensioni, i pamjaftueshëm për të jetuar', 70-vjeçari në Tepelenë shet në rrugë

Kasem Xhima është 72-vjeç, ndërsa prej 15-vjetësh ka zgjedhur të punojë, duke nxjerrë të ardhura për të mbajtur familjen. Atë e gjen çdo ditë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku tregon se pensioni është i pamjaftueshëm për të mbajtur frymën, ndërsa shpopullimi i vendit ka ulur edhe të ardhurat nga ajo që mund të quhet biznesi i tij i shitjes së bimëve medicinale. I moshuari tregon gjithashtu se prej vitesh bashkëshoqëruese e tij në rrugë është dhe një dhi, të cilën e ka pagëzuar me emrin Tushja.
Prej 15 vitesh ai punon si tregtar ambulant pranë Ujit të Ftohtë, në aksin Gjirokastër–Tepelenë. Çdo mëngjes, që në orën 6:00, e deri në mbrëmje, pavarësisht të ftohtit apo kushteve teë vështira, ai qëndron në rrugë duke shitur produkte natyrore. Bimët medicinale janë burimi i vetëm i të ardhurave për të. Në tezgën e tij mund të gjesh çaj mali, dafina, kamomil, sherebelë, rigon, trumzë dhe mente, të mbledhura me kujdes dhe të ofruara për kalimtarët. Si pensionist, ai tregon se të ardhurat nuk i mjaftojnë dhe kjo është arsyeja pse detyrohet të punojë edhe në këtë moshë. Dimri është edhe më i vështirë, por ai nuk ndalet.
Në krah të tij është gjithmonë Tushja, dhia që e shoqëron çdo ditë në punë dhe që sot është 9 vjeçe. Për Kasemin, ajo nuk është thjesht një gjedh, por pjesë e pandarë e përditshmërisë së tij në rrugë.
Mes vështirësive ekonomike dhe punëve të rënda, ai tregon se çdo vit situata bëhet edhe më e vështirë. Sipas tij, largimet masive të popullsisë kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e konsumit, duke e bërë edhe më të vështirë shitjen e produkteve.
Lexo edhe
SOCIALE
Malltezi: Zhvendosja e mbetjeve toksike në Porto Romano shkel ligjin, ‘ndotësi duhet të paguajë’

Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

Nafta rrit çmimin e ujit në Lushnjë, 10 lekë më shumë për çdo bidon

Parashikimi i motit, e diel 29 mars 2026

Bordi rrit sërish çmimin e naftës, e çon në 218 lek për litër

Nuk ndalet eksodi, 48 mijë shqiptarë bëhen shtetas të BE-së

A janë shqiptarët myslimanë bektashinj? Flet Baba Mondi: Ne jemi vëllezër, kush s’ka mend, s’ka fe

Vajit i lulediellit shtrenjtohet deri 8%; Importuesit: Çmimi do të arrijë 190 lekë për litër





