Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat, hyn në fuqi rritja e pagës minimale

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale të të ardhurave dhe mbrojtjen e punëmarrësve.
Në vitet e fundit, paga minimale ka ndjekur një trend të qëndrueshëm rritjeje, si përgjigje ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe nevojës për forcimin e mirëqenies sociale.
Nga 24 mijë lekë në vitin 2017, përmes rritjeve të vazhdueshme ndër vite, paga minimale arrin në 50 mijë lekë në vitin 2026, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.
Nga kjo rritje parashikohet të përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe në atë privat.
Parashikimi afatmesëm i qeverisë është për ta çuar pagën minimale në 60 mijë lekë në vitin 2028 dhe 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.
Lexo edhe
SOCIALE
Nuk ndalet rritja e çmimit të qirave në Tiranë. Ja sa duhet të paguani në një muaj

Hyn në fuqi rritja e pensioneve, ja përfitimet sipas kategorive

Buxheti 2026/ Shëndetësia, mbrojtja sociale dhe arsimi “në mëshirë të fatit”

Viti 2026 nis me stuhi dimërore/ Sinoptikania tregon parashikimin e motit për ditët në vijim

Euro mbyll vitin 2025 me rritje në ditën e fundit

Sa kushton tryeza e fundvitit? Shqipëria “kampione” e rritjes së çmimeve!

Ndërpritet furnizimi me ujë në Vlorë në prag të Vitit të Ri, Ujësjellësi njofton për një vjedhje

Bllokohet aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi për festat e Vitit të Ri





