“Perimet janë çmendur”, Braçe denoncon rritjen e çmimeve në Tiranë: Shkak importi

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale për rritjen e pazakontë të çmimeve të perimeve në Tiranë, duke e cilësuar situatën si një problem serioz për qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka verifikuar çmimet në disa zona të kryeqytetit nga Njësia 5 te Njësia 2 dhe Njësia 3, ku ka konstatuar të njëjtin nivel të lartë çmimesh.
“Perimet janë çmendur dhe ky është hall i madh”, shprehet ai.
Sipas tij, domatja po shitet me 300-350 lekë për kilogram, e cila është importuar nga Greqia dhe Turqia. Ndërkohë prodhimi vendas mbetet i kufizuar dhe shpesh i papjekur për shkak të nxjerrjes së hershme në treg. Edhe speci i kuq arrin deri në 450 lekë për kilogram, por sasia në treg është e ulët.
Braçe thekson se një rritje prej 50 lekësh për litër të naftës nuk mund të justifikojë këtë nivel të lartë çmimesh në produktet bujqësore. Sipas tij, ndikimi kryesor vjen nga kostoja e lartë e importit, e cila reflektohet drejtpërdrejt edhe në çmimet e produkteve vendase.
Ai e lidh situatën me probleme strukturore në bujqësi, të përkeqësuara nga përmbytjet në zonat kryesore prodhuese dhe kushtet e pafavorshme klimatike.
Gjithashtu Braçe rikujton thirrjet e tij të mëparshme për kompensimin e dëmeve në bujqësi, duke paralajmëruar se mungesa e reagimit po sjell pasoja të rënda në rritjen e çmimeve për konsumatorët.
Lexo edhe
SOCIALE
Shpopullimi masiv në fshatrat e Papërit, Elbasan: Të rinjtë largohen, mbeten vetëm të moshuarit

Çmim rekord i domates, kushton 350 lekë/kg- Fermerët: Na vjen turp, por kostot janë rritur

Lumi Shkumbin “mbytet” nga ndotja dhe mbetjet

Mallakastër/ Fshati Selitë i lënë në harresë, mungon infrastruktura, uji dhe shëndetësia

Çarjet dhe shembjet e rrugës kryesore bllokojnë Labovën e Madhe, banorët në rrezik





