Perimet shiten në rrugë, në Gjirokastër nuk ka një treg të mirëfilltë për prodhimet bujqësore

Si në mesjetë, Gjirokastra sot mbetet pa një treg të mirëfilltë frutash e perimesh. Prodhimet bujqësore dhe bulmeti shiten mes lagjes “18 Shtatori”, në zemër të qytetit, në kushte që nuk i përkasin as një qyteti turistik e as një qendre historike të mbrojtur.
Godinat e pakta të tregut janë totalisht jashtë funksionit. Tjegullat e dëmtuara nga koha dhe mungesa e mirëmbajtjes përbëjnë rrezik real jo vetëm për tregtarët, por edhe për kalimtarët. Pamja që të ofrohet sot, pas më shumë se 25 vitesh, është e denjë për një epokë tjetër: plastmasa të varura për t’u mbrojtur nga shiu, tezga të improvizuara dhe mungesë totale infrastrukture!
Për qytetaret kushtet janë të patolerushme ndërsa zgjedhin ta frekuentojnë në mungesw të alternativave të tjera.
Prej 25 vitesh në treg një prej tregtarëve thotë se premtimet për rindërtimin e një tregu kanë qenë të përvitshme por ende situata ka mbetur e njëjtë. Përballë këtyre kushteve, një pjesë e tregtarëve janë detyruar të dalin në rrugë, përgjatë bulevardit kryesor, duke shitur në hapësira publike dhe duke krijuar kaos urban, por edhe rrezik për qarkullimin dhe sigurinë.
Në një qytet me status trashëgimie dhe me mijëra vizitorë çdo vit, mungesa e një tregu funksional mbetet një problem i vjetër, i pazgjidhur dhe gjithnjë e më i dukshëm. Gjirokastra, mes historisë dhe turizmit, vazhdon të jetojë realitetin e një tregu “si në mesjetë”.
Lexo edhe
SOCIALE
Skandal/ Ujërat e zeza derdhen në det, rrezik për shëndetin!

Fluks virozash në spitale, mjekët: Mos përdorni atibiotikë

Rritet çmimi i zhdoganimit të makinave të përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja

Lëndët e para kritike minerare, Shqipëria po harton strategji të dedikuar

Preferohet luksi/ Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Sot festa e Krishtlindjes, historia e kremtimit të saj

22 vjeç por me trup sa një 12-vjeçar, rrëfimi i trishtë i të riut: Nuk eci dot, barnat nuk m’i japin





