Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Përmbytet sërish fusha e Spitënit, fermerët në protestë: Dy herë na u shkatërruan mbjellat, asnjë kompensim

P
Piranjat12 February 2026, 17:13 · 2 min lexim
Përmbytet sërish fusha e Spitënit, fermerët në

Reshjet e ditëve të fundit kanë përmbytur sërish fushën e Spitënit në Lezhë, duke lënë nën ujë dhjetëra hektarë tokë bujqësore prej tre ditësh. Situata ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi, ndërsa fermerët shprehen se kjo është hera e katërt brenda pak javësh që përballen me të njëjtin problem.

Uji ka pushtuar parcelat e mbjella, ndërsa në disa zona fermerët janë detyruar të hedhin rrjete për të zënë peshk në tokat që deri pak ditë më parë ishin ara prodhuese. Sipas tyre, prezenca e zgjatur e ujit ka dëmtuar dy herë mbjellat, duke i çuar drejt falimentimit. Fermerët janë ngritur në protestë, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme dhe dëmshpërblim për humbjet e pësuara. Ata thonë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë kompensim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e përsëritura.

Sipas banorëve të zonës, shkak i situatës është moshapja e kanaleve kulluese dhe mosfunksionimi siç duhet i hidrovorit të Tales.

Ata akuzojnë institucionet përgjegjëse për neglizhencë, ndërsa paralajmërojnë se nëse situata vijon, dëmet do të jenë edhe më të mëdha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.