Përmbytjet, banorët e Durrësit të harruar, Banorët e Katundit të Ri: Askush s'ka ardhur të verifikojë dëmet

Teksa kanë kaluar disa ditë nga përmbytjet në Durrës, asnjë nga instancat nuk është kujtuar për të ndihmuar banorët e prekur. Në zonën e Katundit të Ri një nga fshatrat e prekura, anorët thonë se kishin paralajmëruar institucionet për rrezikun e përmbytjeve, ndërsa thonë se dëmet për ta janë të papërballueshme.
Përmbytjet e disa ditëve më parë në Durrës kanë qenë të paralajmëruara dhe institucionet përkatëse janë vënë në dijeni. Banorët e Katundit të Ri në Sukth një nga zonat më të prekura nga përmbytjet shprehen se ato kanë kërkuar që në verë nga institucionet pastrimin e kanaleve për të shmangur përmbytjet. Pasi nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese dhe reagimi pas përmbytjeve duket i vakët. Pasojat e përmbytjeve janë akoma në zonën e Katundit të Ri.
Banorët thonë se asnjë nuk ka ardhur për të verifikuar dëmet dhe se ato vetë e kanë të pamundur që t’i përballojnë ekonomikisht ato.
Durrësi ishte një nga zonat që u prek më shumë nga përmbytjet. Veç Katundit të Ri, dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në zonën e Ish-Kënetës dhe Spitallës.
Lexo edhe
SOCIALE
Rritet fluksi i pacientëve në Spitalin Rajonal të Lezhës, shtohen virozat sezonale

Shqipëria në fund të Europës, jetesa më e shtrenjtë se pagat

Shqipëria në fund të Europës për fuqinë blerëse, jetesa më e shtrenjtë se pagat

Shqipëria po humb lumenjtë, 1,100 km u zhdukën që nga 2018

Rrëshqitja e dheut kërcënon familjet në Spathar, banorët: Jetojmë mes frikës dhe pasigurisë

'Çmenduri dhe qesharake', Stafa: Pacientët me kancer lajmërohen 'pa numër' për mungesën e pajisjes në Spitalin Onkologjik

Hapet aplikimi për DIVA, kompensimi për arsimin e fëmijëve

Kompanitë e ndërtimit në “sitën” e Tatimeve/ Paga fiktive dhe kontrata informale





