Përmbytjet nga reshjet, banori: U shkatërruam, është thyer diga! Nuk vjen askush

Një banor i Shkodrës thotë se thyerja e digës ka shkaktuar probleme të shumta në tokat bujqësore pas reshjeve intensive të dy ditëve të fundit.
“Të gjitha këto prurje, që vijnë me mijëra metra kub ujë, na kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, si në bujqësi ashtu edhe në blegtori. Na kanë shkatërruar totalisht. Nuk është hera e parë, çdo vit përsëritet kjo situatë. Problemi ynë kryesor është thyerja e digës, e cila është keq ndërtuar kur u bë për herë të parë dhe kjo solli dëmin më të madh,” u shpreh ai.
Gjithashtu ai theksoi se askush nuk vjen për të parë dëmet dhe se ndihmat financiare u shkojnë banorëve të tjerë, të cilët nuk kanë pësuar përmbytje serioze.
“Ne kemi mbaruar, kemi punuar kot. Nuk vjen askush të na vizitojë apo të na pyesë. Kam prova konkrete, shtëpia ime, e cila është përtej, ka oborrin plot me ujë. Kam video që tregojnë dëmet, pulat, sendet në shtëpi, pompa uji, lavatriçet gjithçka është shkatërruar. Për dëmet e fidanëve që mora në Vlorë, kam çertifikata, por shteti nuk më ka dhënë asnjë ndihmë. Të vijnë të shikojnë, të verifikojnë, por askush nuk vjen. Shkojnë aty ku nuk ka dëme, ndërsa këtu ku ka përmbytje serioze, nuk shkojnë. Lekët i kanë marrë të tjerët,” shtoi ai.
Lexo edhe
SOCIALERruga me baltë dhe gropa vetëm dy larg qytetit të Pogradecit, banorët apel bashkisë

Naftëtarët prej 13 ditësh në grevë urie, pesë kërkesat që nuk kanë marrë asnjë zgjidhje

Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Fshati në Elbasan mungesë investimesh, banorët: Paguajmë taksa, qeveria na ka harruar

Një mrekulli e vërtetë, e reja në Tiranë sjell në jetë katërnjakë të shëndetshëm

Reshjet e shiut, 100 banesa nën ujë në Vaun e Dejës
Prej 12 ditësh në grevë urie kundër Bankers, dy grevistë përfundojnë në spital

VIDEO/ Rruga hyrëse drejt Shkodrës nën ujë





