Përroi i Fiços merr para qytetarët e Gjirokastrë

Qyteti i Gjirokastrës përballet me situatë alarmante pas daljes nga shtrati të lumit të Fiços, që ka përmbytur rrugët kryesore dhe ka bllokuar qarkullimin e automjeteve. Si pasojë, qytetarët janë detyruar të dalin në rrugë për të shpëtuar çfarë mundin, duke u përballur me vërshimet e mëdha të ujit.
Pamjet tregojnë qytetarë të marrë nga rrjedha e ujit, duke i rrezikuar seriozisht jetën, ndërkohë që mungesa e ndërhyrjes së autoriteteve ka shtuar panikun dhe rrezikun për banorët. Lagjet më të prekura mbeten “18 Shtatori” dhe zona Muzeale.
Rrugët janë të pakalueshme dhe problematikat e brendshme në qytet vazhdojnë të jenë kritike, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë për pjesën më të madhe të banorëve. Qytetarët paralajmërojnë se, nëse reshjet vazhdojnë, situata mund të përkeqësohet dhe rreziku për jetën e tyre do të jetë edhe më i madh.
Lexo edhe
SOCIALE
Si do të jetë moti të mërkurën? IGJEUM tregon parashikimin dhe jep paralajmërimin për këto qarqe

Përmbytjet masive në Durrës, rreth 100 shtëpi nën ujë

Rritje alarmante e nivelit të lumit Vjosë, autoritetet paralajmërojnë banorët e Përmetit

Reshjet e dendura të shiut/ Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati në Vlorë

Situata katastrofike nga përmbytjet në Durrës. Hidrovori 19 mln euro nuk funksionoi

2023-2026, Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total

Kakavija “mbytet” nga fluksi – Qytetarët kthehen pas festave, radhë të gjata në kufi

Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA





