Pluhuri dhe pisllëku mbysin banorët e rrugës “Pasho Hysa”, kërkohet asfaltim urgjent

Banorët e rrugës “Pasho Hysa” në Ali Dem, ku jetojnë mbi 20 mijë banorë, po përballen me kushte shumë të vështira infrastrukturore.
Ata kanë denoncuar në redaksinë tonë mungesën e ndërhyrjes nga UKT për ujin që derdhet rrugëve apo riparimin e rrugës që ata kanë demtuar vetë për kryerjen e punimeve.
Sipas qytetarëve, rruga është e mbushur me pluhur dhe mbeturina, gjë që ndikon në cilësinë e jetës dhe shëndetin e banorëve.
Përveç problemeve me higjienën, banorët theksojnë se gjendja e rrugës krijon vështirësi për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve, duke rritur rrezikun për aksidente dhe vonesa të mëdha në transportin e përditshëm.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale dhe apelojnë për një plan të qartë për asfaltimin dhe mirëmbajtjen e rrugës, që të përmirësohet cilësia e jetës në këtë zonë të populluar të Tiranës
Denoncimi:
pershendetje kjo esht Rruga Pasho Hysa ne AliDem aty ku banojn mbi 20 mij banor dhe shikoni cfar rruge kemi, UKT nuk vjen per ta shtruar as nuk behet fjal por dhe pislleku dhe pluhuri po na nbysin perdit, faleminderit
Lexo edhe
SOCIALE
Statistika të frikshme/ Emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës ulin lindjet me 35% në një dekadë!

Njihuni me parashikimin e motit për sot, e diel 15 mars

Onkologjiku pa ilaçe, pacientët në mëshirë të fatit/ Qytetari: Kam 1 muaj pa marrë “abirateron”

Një dado filipinase për fëmijën shqiptar

Puna në tokë nuk po u siguron më të ardhura të mjaftueshme për të jetuar, fermerët e juglindjes përballë vështirësive





